Edhe një strategji kundër korrupsionit
Zyrtarë të lartë të lëvizjes "Fol" të premten e kanë mbajtur debatin me temën “Strategjia Kundër Korrupsion 2012-2016: Pritjet e institucioneve dhe shoqërisë civile në luftë kundër korrupsionit”. Në këtë debat është diskutuar për dobësitë dhe përparësitë e kësaj strategjie në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Në paraqitjen e tij, hulumtuesi në lëvizjen "Fol", Armend Mazreku, ka thënë se “gjatë procesit hartues Strategjia e re 2012-2016 ka përsëritur fatkeqësisht disa nga mangësitë e strategjisë së kaluar. Më tutje, ai pohoi se “lufta kundër korrupsionit nuk mund të jetë e suksesshme nëse paraprakisht nuk ekziston vullneti politik nga institucionet publike. Mungesa e hulumtimeve paraprake që do të tregonin nivelin e lartë të korrupsionit, shkaqet dhe karakteristiket e tij, mungesa e një hulumtimi objektiv mbi zbatueshmërinë e strategjisë paraprake 2009-2011, si dhe qasja gjithëpërfshirës e shumë sektoriale e strategjisë 2012-2016 janë vetëm disa nga shqetësimet e lëvizjes “Fol”, tha më tej hulumtuesi Mazreku. Ndërkaq, shefi i Divizionit për legjislacion dhe edukim në Agjencinë Kundër Korrupsion, Burim Sadiku, tha në anën tjetër se Agjencia ka bërë një raport të strategjisë së mëparshme. Sipas tij, edhe “strategjia e re është bazuar në vlerësimet e institucioneve të brendshme dhe ndërkombëtare sa i përket nivelit të korrupsionit në vendin tonë”. Sipas tij, “qëllimi i strategjisë së re është reduktimi progresiv i nivelit të korrupsionit në vendin tonë”. Më tutje, ai pohoi se agjencia, së bashku me institucionet e tjera e shoqërinë civile, do të bëjë gjithçka që është e mundshme që kjo strategji të zbatohet dhe në këtë mënyrë të arrihen rezultatet e pritura. Ndërkaq, pjesëmarrësit e tjerë në këtë debat shprehën disa nga shqetësimet e tyre për ngutjen e hartimit të kësaj strategjie, duke mos marrë parasysh thirrjet e shoqërisë civile për realizimin e hulumtimeve empirike, për një qasje më të drejtpërdrejtë në përcaktimin e sektorëve që janë më të prekur nga korrupsioni, siç është prokurimi publik, privatizimi i ndërmarrjeve publike, partitë politike, si dhe një afatizim më i qëndrueshëm kohor i masave antikorrupsion.
- Krasniqi i kërkon “Ferronikelit” ta parandalojë ndotjen
- ATK-ja inkason 48,5 milionë euro
- Kundërshtohet privatizimi i KEK-ut
- Bujqit edhe sivjet të pafavorizuar nga bankat
- Raporti për tokën, pjesë e luftës speciale
- 14 milionë euro deficiti tregtar me Serbinë
- Raporti dëmtoi prodhuesit
- Gjykata Supreme konfirmon vendimin e Qeverisë për zhavorin
- Vetëm reklamat nuk i sjellin investitorët
- Në prill hapet tenderi për privatizimin e PTK-së
- 8 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve
- “Bild”, dëbojeni Greqinë nga euroja
- “Brezovica” nuk privatizohet as sivjet
- Rreth 3000 biznese të reja për 4 vjet
- Politikanët, rreth korrupsionit të përbashkuar
- Nisin Javët e Biznesit Kombëtar
- Qeveria ndihmon Termokosin me tre milionë euro
- Barna me afat të skaduar, në Shtëpinë e Pensionistëve
- Planifikohen qendra të mëdha për produktet bujqësore
- SHBA-ja ndan 36 milionë dollarë për Kosovën




ad_d.jpg)


Komente