description

FMN-ja nuk është njoftuar për pakon e re fiskale

Publikuar: E premte 10 Shkurt 2012, 9:29 0 Komente

Reformat fiskale nuk mund të aplikohen pa miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Burime të afërta me përfaqësues të FMN-së kanë thënë për gazetën se FMN-ja nuk është e njoftuar për reformat e reja fiskale. “FMN-ja nuk është në dijeni, e as që e ka parë pakon me reforma të reja fiskale”, ka thënë ky burim, i njohur për redaksinë. Sipas këtij burimi, ndoshta zyrtarët e Ministrisë së Financave i prezantojnë reformat e reja fiskale gjatë negociatave që kanë me FMN-së nga data 21 shkurt deri më 25 mars. “Deri tash, nga FMN-ja nuk është diskutuar pakoja e re fiskale dhe nuk e di nëse do të pajtohet apo jo”, thotë ky burim. Në anën tjetër, zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, thotë se reformat fiskale nuk mund të aplikohen pa u ndryshuar në tërësi ligjet, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet fiskale. “Pa u ndryshuar ligjet, nuk mund të zbatohet në tërësi pakoje e re fiskale. Janë nëntë ligje në procedurë që kanë të bëjnë me politika fiskale, praktikisht disa veç kanë kaluar në Kuvend, si ligji për TVSH-në, ligji për tatimin në pronë, ligji për akcizën në duhan etj. Me hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, ndryshohen edhe politikat fiskale”, tha Avdiu. Sipas tij, disa nga politikat fiskale, për të cilat nuk janë të domosdoshme ligjet, vetëm me një udhëzim administrativ kanë filluar të aplikohen. Ai e merr shembull rastin e ngritjes së akcizës në duhan, që është rritur 2 euro për kilogram. “Tash do të fillojë të aplikohet lirimi i TVSH-së për medie...”, tha Avdiu. Ndërsa sa i përket FMN-së, Avdiu tha se do të ketë harmonizim.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve