description

Fondi i privatizimit drejt ?shkrirjes?

Publikuar: E shtune 28 Gusht 2010, 15:33 3 Komente

Kthimi i fondeve të Kosovës nga bankat jashtë vendit është diskutuar kohët e fundit në mes të AKP-së dhe BQK-së. Epilogu i bisedave pritet të jetë arritja e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes këtyre dy institucioneve, njofton “Kosova Sot”. Kështu kanë njoftuar dy zëdhënësit e institucioneve,Ylli Kaloshi dhe Besnik Kada. Sipas Kaloshit,"negociatat për deponimin e mjeteve në BQK janë mbajtur me sukses. Momentalisht është duke u diskutuar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të AKP-së dhe BQK-së". Kaloshi sqaroi se "Norma e kamatës që AKP-ja fiton nga paratë në mirëbesim të mbajtura në llogaritë rrjedhëse është madje simbolike dhe vetëm 0.10 për qind dhe kjo norma e ulët e kamatës ka qenë shqetësim i vazhdueshëm për AKP-në. Mjetet priten që të deponohen në BQK gjatë kësaj jave". Zëdhënësi AKP-së tha se "nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, duke përfshirë shitjet me spinof dhe me likuidim, në Fondin e Privatizimit dhe Likuidimit janë akumuluar mbi 477 milionë euro". Ai thotë se "të gjitha mjetet e mbledhura nga procesi i privatizimit dhe nga procesi i likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre AKP-ja aktualisht i ka të deponuar në xhirollogaritë rrjedhëse të AKP-së në Bankën Qendrore të Kosovës".Edhe zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada, njoftoi se dy institucionet e kanë negociuar çështjen e këtyre mjeteve. Sipas Kadës, "vendimi lidhur me lëvizjen e mjeteve të AKP-së merret nga ana e AKP-së". "Ndërsa BQK-ja vepron sipas politikave dhe procedurave në raport me kërkesat e parashtruara nga klienti i saj, konkretisht në këtë rast AKP-ja", ka sqaruar zëdhënësi i BQK-së Besnik Kada.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • puntori 10.09.2010 - 18:21

    me kto para hi syve po ezam qe po na dhan po qka ......... humbem vebdet e punes humben ffabrikat po humbem edhe neeeeeeeeeee me 200 euro qka qe na japin ka tja msym keq keq keq shum keq zoti pa i marru mos i lasht

  • ergys 03.09.2010 - 14:27

    kini me prit shume mere bac me kta mashtruest

  • Veseli 28.08.2010 - 22:00

    Gjithkush, dhe per gjithqka shfrytezohen edhe mjetet e 20%,nga privatizimi, per pos Puntorve, qe per dite po na rrejne, se do te shperndahen, por prap se prap vetem Rren, Rren dhe vetem Rren.

arkivi i lajmeve