description

Garanci për ushqimet “Made in Kosova”

Publikuar: E mërkure 8 Shkurt 2012, 19:46 0 Komente

Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci ka thënë se zyrtarët e Komisionit Evropian kanë konstatuar se raporti i fundit mbi kontaminimin e tokës së Kosovës nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt me ushqimin dhe prodhimin vendor. “ Nuk ka hapësirë minimale për të pasur panik. Prodhimet tona janë cilësore të sigurta dhe të shëndetshme”, është shprehur Stavileci. Në këtë mbledhje u miratuan procesi i vlerësimit të Borxhit Kreditor të Kosovës, propozim-vendimit për Autorizimin e Ministrit të Financave që të aprovojë transfere nga programi shpenzimet e paparashikuara për shumat individuale të kërkuara në vlerë prej 20 mijë eurove për vitin 2012, propozim-vendimit për emërimin e dy anëtarëve të bordit mbikëqyrës së Agjencisë Kosovare të Pronës, me ç’rast u propozua Ejup Krasniqi dhe Smajl Osdautaj, projekt – rregullorja për organizimin e brendshëm të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe sistematizimin e vendeve të punës, propozim-vendimit për pikën e aftësisë së filtrimit të naftës i cili përdoret për motorët me djegie të brendshme, propozim-vendimi për emërimin e kryeshefit ekzekutiv të agjencisë së regjistrimit civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku u prezantua se ka pesë kandidatë për këtë post, propozim-vendimi për emërimin e kryeshefit ekzekutiv të Institutit Gjeologjik të Kosovës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku është propozuar Sami Gorani.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve