Gati për hekurudhën
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun, ku kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të MTPT-së dhe OEK-ut. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës e falënderoi ministrin Limaj për ndihmën e ofruar nga ministria të cilën e drejton, ndërsa kërkoi që të ndihmohet edhe më tutje zhvillimi i bizneseve në vendin tonë. Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e deritanishme. “Politikat e Qeverisë së Kosovës dhe MTPT-së janë krijimi i korridoreve dhe lidhja e vendit tonë me korridore ndërkombëtare, siç është autostrada në drejtim të Durrësit, dhe përfundimisht vendi ynë po bëhet me dalje në det. Kjo do t’i shërbejë ekonomisë kosovare”, ka thënë ministri Limaj. Ndërsa në ditët në vijim do të niset autostrada në drejtim të Shkupit, shtoi në mes të tjerash ministri Limaj, duke thënë se kjo tregon se po hapet një korridor i ri, korridori i dhjetë dhe përfundimisht kjo do ta integrojë vendin tonë dhe ekonominë kosovare do të lidhet me rrjetin ndërkombëtar të komunikimit të masiv të mallrave dhe udhëtarëve.
Në këtë takim është biseduar edhe për hekurudhat e Kosovës, gjendjen e tyre dhe mënyrat se si të funskionalizohen ato. “Ne pasqyruam gjendjen e tanishme të hekurudhave tona. Ajo çka ne po bëjmë tani është funksionalizimi i vijave hekurudhore që ne i kemi. Prioritet ynë është funksionalizimi i vijës hekurudhore Xërxë-Prizren. Investimi në hekurudha kushton shumë, por do të bëjmë përpjekje ta aktualizojmë dhe ta funksionalizojmë këtë lloj të transportit. Ndërsa sa i përket lidhjes përmes hekurudhës me Shqipërinë, ne do të jemi të gatshëm atëherë kur shteti shqiptar ta ketë kryer pjesën e vet, pasi që në pjesën tonë ka më pak për ndërtim të kësaj linje janë vetëm 17 kilometra nga Xërxa deri në Prizren”, ka thënë Limaj. Po ashtu Limaj ka thënë se prioritet është funksionalizimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Prishtinë-Shkup, dhe se kjo linjë duhet të elektrifikohet, në mënyrë që transportuesit e mallrave të drejtohen në drejtim të hekurudhave. Kjo do të ndihmojë edhe në ruajtjen e rrugëve, por edhe mallrat do të transportohen me çmim më të lirë.
Komente
- Subvencione për kamatat e kredive bujqësore
- Urgjencë për vende të reja pune
- Jahjaga: Kosova ka resurse të rëndësishme
- 181 milionë euro mallra u importuan nga Shqipëria
- KEK-u në hall
- Zv.kryeministri Pacolli negocion blerjen e hotelit “Grand”
- Ulen pagat në PTK, 7 milionë euro kursim
- AAK-ja mirëpret shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë
- Kosova mbërthehet nga bora dhe moti i lig
- Më 10 shkurt shpallet kompania likuiduese
- Kilovatët në Kosovë, më të shtrenjtit në rajon
- Vështirësohet qarkullimi, shumë aksidente në trafik
- Dy aeroplanë nga Kosova bëjnë ulje të detyruar në Shqipëri
- KEK-u shpall gjendje të jashtëzakonshme
- Të rehabilitohet TEC B, të ndërtohet “Kosova e Re”
- Menxhiqi e padit sërish Komunën e Prishtinës
- Dell: Kosova të punojë për përmirësimin e imazhit
- USAID-i mbështet 18 ndërmarrës të rinj
- Posta lanson “Flakadanët e lirisë”
- Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra



ad_d.jpg)


O NJERZ LET PUNOJN PER KOSOVEN.BRAVO LIMAJ VEQ VAZHDO KESHTU .
O NJERZ LET PUNOJN PER KOSOVEN.BRAVO LIMAJ VEQ VAZHDO KESHTU .
shum mir per hekurudhen e kosoves ilumi aj qe efiton tenderin se ka pun tan jeten sivjet i rregulljn ne mot duhet mi prish
hajnaaaa :D
Bravoministri Limaj se ke vizion dhe aftesi per zhvillimin e shtetit te kosoves.Edhe njeher urime dhe te shkoft puna mbare.
urime per HEKURUDHEN