Gati reforma në miniera
Grupi punues i MEM-it ka përgatitur platformën dhe hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria për fillimin e strukturimit të sektorit minerar, që ky sektor të bëhet sa më atraktiv për investitorë të brendshëm dhe të huaj. “Platforma është gati dhe ne presim që në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë të aprovohet”, thotë zv.ministri Blerim Rexhaj. “Qëllimi i këtij strukturimi, sipas zëvendësministrit Rexha është që sektori minerar të bëhet i vetëqëndrueshëm”.
Kjo platformë është dashur të trajtohet më ndryshe sipas tij, pas problemeve të paraqitura me rastin e privatizimit të dy minierave të magnezitit në Magurë dhe Strezovc.”Sektori minerar në Kosovë ka nevojë jetike për ristrukturim dhe përgatitje për tërheqje të investimeve private në formën e partneriteteve publike-private, siç edhe parashikohet në programin e Qeverisë”, ka thënë Rexha.
Ai ka deklaruar për gazetën ‘Kosova sot’ se është përgatitur një propozim integral për Qeverinë me disa opsione për mundësitë e strukturimit të kësaj ndërmarrje. Ky ristrukturim, sipas tij do të përgatitet me qëllimin për të tërhequr investimet private përmes partneritetit publiko-privat. Sipas tij janë trajtuar të gjitha problemet e ndërmarrjes ‘Trepça’. “Ndërmarrja është trajtuar si një entitet unik jo i ndarë në veri dhe jug”, thotë ai. Sa i përket problemit të ndarjes së qytetit, Rexha thotë se ekonomia duhet t’i paraprijë politikës, sepse këtu është interesi ekonomik mbi të gjitha. Ai ka shtuar se në këtë platformë për ‘Trepçën’ janë trajtuar të gjitha problemet, përfshirë borxhet dhe pretenduesve për borxhet të cilët janë paraqitur në AKP për borxhet. “Për të gjitha këto kemi ofruar zgjidhje dhe kemi ofruar afate për të dalë nga kjo krizë”.
Rexhaj nuk ka treguar për shumën e borxheve, por ka deklaruar se MEM-i i ka ofruar Qeverisë një zgjidhje që ‘Trepça’ të mos mbesë peng i problemeve dhe formaliteteve juridike.
Trepça, ende nën moratorium
Deri në një vendim të ‘afërt’ të Qeverisë, ish gjiganti “Trepça” vazhdon të mbahet nën moratorium me vendim të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që nga viti 2006, me kërkesë të ish AKM-së. Ky vendim nënkupton se ky kompleks duhet t’i nënshtrohet procedurës së riorganizimit, në përputhje me procedurat e përcaktuara me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/48 mbi riorganizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve nën autoritetin administrativ të AKP-së. Në kuadër të ristrukturimit, Rexha ka thënë se do të bëhen edhe hulumtime të mëtejme për t’u ofruar investitorëve potencialë një hartë të pasurive minerare të Kosovës.
“Kosova ka një potencial të konsiderueshëm të mineraleve të dobishme me vendburime me rezerva të mëdha të qymyrit, hekurit, nikelit, plumbit, zinkut dhe argjendit. Në Kosovë janë zbuluar gjithashtu edhe paraqitje dhe vendburime të kromit, boksitit, bakrit, manganit, magnezit, si dhe shumë minerale të tjera, të cilat mund të rivlerësohen për t’i përmbushur standardet e klasifikimit ndërkombëtar. Hulumtimet duhet të shtohen dhe zgjerohen”, ka thënë ai.
Selmani: Dëmet janë marramendëse
Ndërsa, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion në Kuvendin e Kosovës, Myzejene Selmanaj, thotë se Kosovës i mungojnë politikat zhvillimore dhe legjislacioni. “Së pari duhet të ndërtojë politika zhvillimore dhe legjislacion adekuat në këtë fushë. Ka vite që thonë se kemi punuar një strategji për Trepçën, por nuk e kanë sjellë asnjëherë në Kuvend.
“Kosova nuk i ka shfrytëzuar resurset natyrore që i ka. Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë strategji për menaxhimin e këtyre resurseve natyrore, kur dihet se Kosova ka linjit, ka zink, ka plumb”. Dëmet e moseksploatimit të pasurive minerare të vendit, sipas znj. Selmani janë marramendëse. “Këto pasuri pushojnë në tokën e Kosovës. Qeveria nuk ndërmerr hapa për futjen e investimeve të huaja këtu, pasi që mundësitë e veta i ka shumë të vogla të investojë në këtë dikaster”, tha Myzejene Selmani.
- Subvencione për kamatat e kredive bujqësore
- Urgjencë për vende të reja pune
- Jahjaga: Kosova ka resurse të rëndësishme
- 181 milionë euro mallra u importuan nga Shqipëria
- KEK-u në hall
- Zv.kryeministri Pacolli negocion blerjen e hotelit “Grand”
- Ulen pagat në PTK, 7 milionë euro kursim
- AAK-ja mirëpret shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë
- Kosova mbërthehet nga bora dhe moti i lig
- Më 10 shkurt shpallet kompania likuiduese
- Kilovatët në Kosovë, më të shtrenjtit në rajon
- Vështirësohet qarkullimi, shumë aksidente në trafik
- Dy aeroplanë nga Kosova bëjnë ulje të detyruar në Shqipëri
- KEK-u shpall gjendje të jashtëzakonshme
- Të rehabilitohet TEC B, të ndërtohet “Kosova e Re”
- Menxhiqi e padit sërish Komunën e Prishtinës
- Dell: Kosova të punojë për përmirësimin e imazhit
- USAID-i mbështet 18 ndërmarrës të rinj
- Posta lanson “Flakadanët e lirisë”
- Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra



ad_d.jpg)


Komente