description

?GEKOS? e ?DUKAGJINI? gjobiten me 200 mijë euro

Publikuar: E enjte 2 Shtator 2010, 14:25 5 Komente

Komisioni Kosovar i Konkurrencës ka marrë vendim për ndëshkimin e dy kompanive “GEKOS” dhe “DUKAGJINI”, të cilat janë licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) për shitjen e arkave fiskale dhe instalimin e tyre, me arsyetimin se kanë krijuar monopol në shitjen dhe instalimin e pajisjeve elektronike fiskale. Këtë vendim Komisioni Kosovar i Konkurrencës (KKK) e ka marrë në mbledhjen e radhës. KKK-ja, pasi që i ka përmbyllur hetimet tremujore për kompanitë e licencuara për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike fiskale (PEF), ka shqiptuar masën e ndëshkimit për këto dy kompani me nga 100 mijë euro.

Osman Ejupi, kryetar i Komisionit të Konkurrencës të Kosovës, për “Kosova Sot” përmes bisedës telefonike ka thënë se vendimi e ka formën e prerë dhe se është marrë konform ligjeve në fuqi, dhe se kjo tash është çështje e gjykatës. “Vendimi e ka formën e prerë dhe tash është çështje e gjykatës, çka bën qysh i inkason ato mjete, por puna me komisionin, me masën ndëshkimore ka përfunduar. MEF-i nuk është dashur ta lejojë vetëm një operator qe shtatë muaj me shit arkën fiskale kur e dimë se sa biznese i kemi në Kosovë. Është dashur ta bëjë liberalizimin e tregut duke licencuar edhe operatorë të tjerë në qarkullim, edhe me ua dhënë mundësinë tatimpaguesve që me pas zgjidhje edhe tjetër kund dhe jo vetëm tek “GEKOS” dhe e “DUKAGJINI”. Dhe ky proces ka nisur qe disa muaj dhe nuk është kryer as në gjysmë nuk ka arritur dhe natyrisht se nuk është kryer sepse është i shtrenjtë”, ka thënë kryetari i KKK-së Osman Ejupi.

“Këto dy kompani i kemi investiguar për tre muaj përafërsisht, dhe kjo është tamam një praktikë e bashkërenduar në mes tyre. Këta janë marrë vesh që njëri me i shit arkat fiskale, tjetri mos me ba shpenzime, por me nda fitimin bashkë. Këtë punë e ka ditur edhe MEF-i, sepse vetë MEF-i i ka licencuar kompanitë përmes komisionit, e ka ditur ATK-ja, e ka ditur komisioni edhe kurrkush nuk ka ba za dhe i morën në qafë njerëzit me këto çmime të larta, me këto arka që janë më të shtrenjtat në rajon”, ka thënë Ejupi. Sipas tij, KK-ja dhe komuniteti i biznesit gjithashtu dhe Oda Ekonomike kanë tërhequr vërejtjen disa herë rreth këtyre çështjeve, por se MEF-i nuk ka dashur ndërmarrë asgjë. "Ato arka i marrim në Bullgari për 100 euro dhe ia shesim biznesit për 800 euro dhe plus u japim edhe gjoba bizneseve”, ka thënë Ejupi. Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, si bartës kryesorë të procesit të arkave fiskale, nuk kanë dhënë asnjë opinion lidhur me vendimin e KKK-së, ndonëse është kompetencë e vet MEF-it që të licencojë kompanitë, të cilat bëjnë shitjen dhe instalimin e pajisjeve elektronike fiskale.

 

Vendimi i Komisionit Kosovar të Konkurrencës

 

1. SH.P.K. “GEKOS” ndëshkohet me 100.000 (njëqind mijë euro) për shitjen e arkave fiskale dhe krijimin e monopolit, pozitës dominuese në treg, si dhe për abuzimin me pozitën dominuese në gjithë tregun e Republikës së Kosovës.

2. SHPK “DUKAGJINI” ndëshkohet me 100.000 (njëqind mijë euro) për praktikën e bashkërenduar, që i mundësoi SHPK “GEKOS” të krijojë monopol në treg dhe të abuzojë pozitën dominuese në tregun e Republikës së Kosovës.

3. Komisioni Kosovar i Konkurrencës rekomandon MEF-in për liberalizimin e tregut me operatorë të tjerë ekonomikë, si dhe Komisionin për Licencim të analizojë tërë procesin e fiskalizimit në Kosovë, kur dihet se procesi po ngec, dhe se ka koston më të lartë në rajon.

(Më gjerësishtë për këtë temë mund të lexoni në numrin e sotëm të “Kosova Sot)

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • niti 03.09.2010 - 18:59

    Po mir e kush po i udheheq kto kompani kush eshte kryesori a nuk bani ti permendet emri e te shikojm se cili QEVERITAR ka gisht ktu.O qeveri ma hajna ne bot smund te gjesh se kta te Kosoves.As ne afrik kesi vjedhje nuk bejn.Pse kshyr ky Thaq me shkatrru Kosoven ma zi se shkit kurr se kisha besu.

  • afrimi 03.09.2010 - 12:04

    Kosova shteti mai varfur ne EU dhe me arka fiskale ma te shtrejta ne EU . 18000 biznisa jan ne Kosov dhe vetem 2 operatore per furnizm qka do me than kjo se kjo asht ni hajni e madhe . MEF i ka fajin se o kan desht mu kan arkat shum ma te lira dhe krejt i kishin ble ose shteti me ja dhan arkat falas . Kjo asht ni hajni e madhe .

  • vegimi 03.09.2010 - 11:11

    shum e qelluar kjo po prap vazhdohet me avaze te vjetra, deri kur më...................

  • Fadil 03.09.2010 - 7:59

    E more Z,Ejupi qe paske me dal prej punes ,vetem qe po e fol realitetin

  • Blerimi 02.09.2010 - 21:30

    Pi zojim qe pi gjobitkan keto 2 kompani me nga 100 mije Euro *na ne Gjakove thojim neser proma i denojin keto kompani.....* Keta e kan pshtell veshken vella me pare tona , mu pem intereson shka jeni tu bo ju si gazetar nese i thuni vetes qe jeni *pa idhnim* ,a keni hulumtuar se sa kushtojin keto arka fiskale ..... ne shtetet ku importohen edhe mi informu komunitetin e biznesit se ketu esht nje mashtrim i madh ,edhe pse ministrija e financave nuk po i licencon edhe kompani tjera ne menyr qe ta shohim se qmimi i arkave eshte i lart apo jo. Ju i dini mire gjerat por na pe dojim mu zgjidh gjerat me shpejt dhe ne favor te komunitetit te biznesit. Pershendetje nga Gjakova.

arkivi i lajmeve