Gjobitet “Sharrcem” me 15 mijë euro
Kaçanik, 10 shkurt
Gjykata Komunale e Kaçanikut i ka shqiptuar “Sharrcem”-it në Han të Elezit një gjobë në lartësi prej 15 mijë euro, kurse përgjegjësit të kësaj kompanie, Emanouil Mitsou, gjobë prej 1 mijë euro. Inicimi i procedurës kundërvajtëse ndaj këtij operatori nga Inspektorati i MMPH-së është bërë më 19 shtator të vitit të kaluar për shkelje të dispozitave ligjore . Shqiptimi i këtij dënimi është bërë për shkak të veprës kundërvajtëse nga neni 8, alineja 1, paragrafi 1.1 dhe neni 9, paragrafi 1, pika 1 dhe 3 të Ligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja Nr. 03/160 dhe nenit 33 dhe 34 të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit Nr.03/025 , si dhe nenit 76 dhe 95 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2007 për rregullat dhe normat e shkarkimeve në ajër nga burimet e palëvizshme të ndotjes. Deri te ky dënim kishte ardhur pasi më parë Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit për ndotje të mjedisit kishte iniciuar procedurën kundërvajtëse kundër të pandehurve të kompanisë “SharrCem”, si person juridik dhe Emanouil Mitsou, si person përgjegjës. Duhet theksuar se edhe autoritetet komunale të Hanit të Elezit kishin ngritur shqetësimet e tyre për ndotjen e ambientit nga kjo fabrikë. Kreu komunal i Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Menduh Vlashi, disa muaj më herët me anë të një shkrese i ishin drejtuar drejtorit të fabrikës së çimentos ,,Sharrcem” duke i përcjellë notën e protestës të shprehur nga organet e Komunës së Hanit të Elezit. Ndotja e ambientit në Han të Elezit është një ndër problemet e përhershme në këtë komunë, por përmasat e ndotjes së ambientit gjatë vitit 2010 e sidomos në tremujorin e fundit kanë qenë shumë të mëdha, saqë janë bërë problem dhe pengesë e jetës normale.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente