Gjykata Supreme konfirmon vendimin e Qeverisë për zhavorin
Prishtinë, 20 shkurt - Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka marrë vendim pozitiv dhe ka pranuar ankesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinorë dhe ka ndryshuar aktvendimin e saj të mëhershëm, me të cilin ishte paraparë shtyrja e ekzekutimit të vendimit të Qeverisë për ndalimin e nxjerrjes së rërës nga lumenjtë e Kosovës, bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie të MMPH. Kolegji i shkallës së dytë i Gjykatës Supreme pranoi ankesën e parashtruar me kohë nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht MMPH-ja, ku ishin paraqitur dëshmitë se vendimi paraprak i datës 13 janar 2012, ishte vendim jo i plotë dhe i pabazuar në gjendjen faktike.
Duke u bazuar në ankesën e MMPH-së, Gjykata Supreme refuzoi kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, e cila ishte bërë nga OJQ “Zhavorri”, nga Leshani, Komuna e Pejës, “Union Comerc” nga fshati Vragoc, “Dakaj-M” nga fshati Gllaviqicë,” Ermali” nga Deçani dhe N.T.N. “Besniku-Q” nga fshati Qyshk, Komuna e Pejës. Kolegji i shkallës së parë kishte miratuar kërkesën e paditësve për shtyrje të ekzekutimit të vendimit.
Por, Kolegji i shkallës së dytë i Gjykatës Supreme të Kosovës ka konstatuar se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet nga ana e paditësve dhe rrjedhimisht kuptohet se vendimi i Qeverisë konsiston në ruajtjen e shtretërve, brigjeve dhe hapësirave përreth lumenjve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përshëndet aktvendimin e Gjykatës Supreme dhe siguron se do të jetë e vendosur në zbatueshmërinë e vendimit Qeveritar dhe ligjet tjera të cilat garantojnë interesin publik në Republikën e Kosovës.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente