I shtohen akuzat guvernatorit
Shtohen edhe dy akuza ndaj Hashim Rexhepit, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Akuzat kanë të bëjnë me abuzim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. Kjo çështje sipas zyrtarëve të EULEX-it ka të bëjë me lëshimin e licencave të punës të kompanive të sigurimit gjatë periudhës 2006-2008. “ Të enjten, Prokuroria Speciale e Kosovës ka zgjeruar hetimin ndaj guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës me akuza shtesë: "Abuzimi i pozitës zyrtare" dhe "Marrje e ryshfetit". Çështja ka të bëjë me lëshimin e licencave të punës të kompanive të sigurimit gjatë periudhës 2006-2008”, tha Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it. Rexhepi në periudhën 2006-2008 ka qenë në pozitën e mbikëqyrësit financiar. Rexhepi është arrestuar javën e kaluar, kur edhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në seancën paraprake e cila është mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, të shtunën e kaluar. Rexhepi është nën hetime që nga viti 2008 për vepra penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe shpëlarje të parave. Hetimet për Rexhepin është duke i udhëhequr prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafai.
- Subvencione për kamatat e kredive bujqësore
- Urgjencë për vende të reja pune
- Jahjaga: Kosova ka resurse të rëndësishme
- 181 milionë euro mallra u importuan nga Shqipëria
- KEK-u në hall
- Zv.kryeministri Pacolli negocion blerjen e hotelit “Grand”
- Ulen pagat në PTK, 7 milionë euro kursim
- AAK-ja mirëpret shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë
- Kosova mbërthehet nga bora dhe moti i lig
- Më 10 shkurt shpallet kompania likuiduese
- Kilovatët në Kosovë, më të shtrenjtit në rajon
- Vështirësohet qarkullimi, shumë aksidente në trafik
- Dy aeroplanë nga Kosova bëjnë ulje të detyruar në Shqipëri
- KEK-u shpall gjendje të jashtëzakonshme
- Të rehabilitohet TEC B, të ndërtohet “Kosova e Re”
- Menxhiqi e padit sërish Komunën e Prishtinës
- Dell: Kosova të punojë për përmirësimin e imazhit
- USAID-i mbështet 18 ndërmarrës të rinj
- Posta lanson “Flakadanët e lirisë”
- Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra



ad_d.jpg)


Komente