description

?Ipko?, bisedime me policinë për përgjimet

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 14:04 1 Komente

Policia e Kosovës dhe përfaqësues të operatorit mobil “IPKO”, janë duke zhvilluar intensivisht negociata për përgjimin e këtij operatori në fushën e telekomunikimit. Sipas ligjit, operatorët mobil që operojnë në Kosovë dhe që janë të licencuar nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), ‘përgjimi ligjor’ duhet të iniciohet nga Policia e Kosovës në formën e një memorandumi të mirëkuptimit, i cili deri tani nuk është arritur me asnjë nga operatorët e telefonisë me përjashtim të PTK-së.

 

 

Negociatat vazhdojnë

 

Kadri Arifi, drejtor i hetimeve të policisë, pjesëmarrës në negociata nga Policia e Kosovës me operatorët mobil, ka thënë se për këtë çështje është kompetent ART-ja. “Për këtë çështje bisedoni me zyrtarët e ART-së, ata janë kompetentë për krejt procesin, pasi që është edhe organ kompetent për lëshimin e licencave për telefoninë mobile”, tha Arifi, për “Kosova Sot”.

Ndërsa, zyrtarët e ART-së, nuk janë përgjigjur në pyetjet tona lidhur me atë se a do t’i merret licenca operatorit “Ipko”, nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen me Policinë e Kosovës. Po ashtu, për këtë çështje nuk janë prononcuar as zyrtarët e “Ipkos”, duke thënë se janë duke u zhvilluar negociatat deri në përfundim të tyre ne nuk kemi çfarë të themi, tha Alban Kastrati, zëdhënës i IPKO-s.

Procesi për marrëveshjen për përgjimin e operatorëve në fushën e telekomunikimit ka filluar qysh në fillim të këtij viti.

Me këtë marrëveshje, operatorët në fjalë do të përgjohen në mënyrë ligjore, që sipas ligjit, Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit mund ta bëjë përgjimin për raste të veçanta.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe Shyqri Haxha, drejtor menaxhues i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), më herët për “Kosova Sot” ai ka thënë: “Përgjimi i operatorit “Vala” është bërë me lejen e prokurorit, dhe për këtë asnjë punëtor apo menaxher i PTK-së, asnjëherë nuk ka pas qasje, aty punojnë një ekip i punonjësve që janë shumë konfidencial dhe se puna aty kryhet me profesionalizëm pa pjesëmarrje të stafit menaxherial të PTK-së”, ka thënë Haxha.

“Kemi shumë raste kur konsumatorët janë trembur nga përgjimet dhe kanë ikur nga ne, pikërisht për këtë arsye operatori tjetër ka përfituar”, ka thënë Haxha. Ai po ashtu pati deklaruar se ART-ja duhet të iniciojë çështjen e operatorëve ilegalë që veprojnë në Kosovë, që sipas Haxhës ART-ja ka mundësi të bëjë përgjimin.

Sipas ligjit neni 257 Vëzhgimi i fshehtë fotografikë ose me video, monitorimi i fshehtë i bisedave në vende publike, regjistrimi i bisedave telefonike ose zbulimi i të dhënave financiare mund të urdhërohet kundër një personi të veçantë, nëse informacioni, i cili mund të merrej nga masat e urdhëruara ka gjasë të ndihmojë në hetimin e veprës penale dhe nuk do të kishte mundësi të merrej me masa të tjera hetimore pa shkaktuar vështirësi të paarsyeshme ose rrezik potencial për të tjerët. ‘Përgjimi ligjor’ duhet të iniciohet nga Policia e Kosovës në formën e një memorandumi të mirëkuptimit, i cili deri tani nuk është arritur me asnjë nga operatorët e telefonisë, me përjashtim të PTK-së.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • 17... 06.09.2010 - 18:26

    KUR BEHEN BISEDIMET PER PERGJIME - ATO VEQ JANE DUKE U KRYE. PRA TANAHERAT BEHEN PERGJIMET.

arkivi i lajmeve