Jahjaga: Kosova ka resurse të rëndësishme
Presidentja Atifete Jahjaga e ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë, Infrastrukturës, Komunikacionit dhe Teknologjisë në Bavari, Martin Zeil. Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit mes Landit të Bavarisë, ndër pjesët më të përparuara ekonomikisht, dhe Kosovës, me theks të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë. Jahjaga ka theksuar se Kosova ka resurse të rëndësishme që janë atraktive për investitorët: potencial të pasur njerëzor, të përgatitur për të qenë konkurrentë në ekonominë globale, dhe normat e tatimeve ndër më të ulëtat në Evropë, parakushte këto të rëndësishme për bizneset e huaja që të hapin degët e tyre në Kosovë. “Vendi ynë është përcaktuar për një ekonomi të tregut dhe për ofrimin e shanseve të barabarta për të gjithë investitorët”, ka deklaruar presidentja, e cila gjithashtu e njoftoi Zeilin lidhur me situatën politike dhe për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë. Martin Zeil, nga ana e tij, u zotua për identifikimin e fushave të bashkëpunimit, duke përmendur se tashmë 110 kompani bavareze veprojnë në Kosovë.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente