KEK-u në hall
Zyrtarë të KEK-ut dhe të KOSTT-it, në një takim të jashtëzakonshëm me mediet, kanë njoftuar se, si pasojë e motit me acar ekstrem dhe reshje të mëdha të borës, që nuk mbahet mend gjatë tri dekadave të fundit, është vështirësuar furnizimi me rrymë. Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, tha se blloqet funksionale mund të prodhojnë 900 MW, ndërsa ngarkesa në pika këto ditë shkon deri në 1300 ( nuk bie ndër 1100). Kjo rezulton me nevojë të importit rreth 400 megavat, për kushtet optimale të punës së blloqeve. Gjithashtu, vështirësitë e “Termokosit” që t’ju ofrojë ngrohje konsumatorëve në Prishtinë gjatë tërë ditës kanë rezultuar me një ngarkesë në sistemin energjetik prej 80 megavat. Si rrjedhojë, ngarkesa në Prishtinë është konstant rreth 250 megavat. Gjendje e njëjtë mbizotëron edhe në rajon. Linjat transmetive rajonale janë në limitin e tyre, pasi kërkesa është e jashtëzakonshme. Situatën e ka rënduar edhe më tepër nga mungesat e furnizimit me gaz të rajonit. KEK-u po importon në maksimum, duke siguruar edhe import shtesë, por si pasojë e gjendjes rajonale, niveli i importit të nevojshëm në këtë gjendje të jashtëzakonshme është i pamundur të sigurohet. Për më tepër, kushtet ekstreme atmosferike e kanë vështirësuar prodhimin e energjisë elektrike.
Acari ka penguar edhe stabilimentet në termocentrale, të cilat kohë pas kohe kanë dështuar të funksionojnë. Problemet rezultojnë te hinkat, rrëshqitja e shiritave transportues, thyerja e shiritit transportues të qymyrit që furnizon njësinë A4, ndërsa ekskavatorët e djerrinës nuk kanë mundur të punojnë prej mbrëmjes të së enjtes, si pasojë e ngricave.
Duke u nisur nga të gjitha këto rrethana të krijuara për shkaqe natyrore, KEK-u apelon tek të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike. Konsumatorët mund të marrin masat specifike vijuese: Të përmbahen nga shfrytëzimi i energjisë për ngrohje sa më shumë që është e mundur. Aty ku ka mundësi të përdoren burime të tjera të ngrohjes që janë në dispozicion, si janë lëndët djegëse. Të shkyçen bojlerët gjatë orëve të pikut në mëngjes dhe mbrëmje, përkatësisht nga ora 8:00 deri në 11:00 në mëngjes dhe nga ora 18:00 deri në 22:00 në mbrëmje. Të shfrytëzohen mundësisht pajisjet me dru ose me gaz për zierje të ushqimit. Për ta tejkaluar këtë gjendje sa më shpejt dhe sa më lehtë, KEK-u apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike, sipas mundësive.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente