KEK-u shpall gjendje të jashtëzakonshme
KEK-u njofton se është duke bërë të pamundurën që të ketë furnizim sa më të mirë me energji elektrike. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, moti i ftohtë që nuk mbahet mend gjatë 3 dekadave të fundit e ka vështirësuar prodhimin e energjisë elektrike në blloqe, sikur kërkesa është në maksimumin e saj. Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se në sistem janë pesë blloqe, por disa stabilimente kanë vështirësi të funksionimit si pasojë e acarit. Në anën tjetër, opsioni importit është i kufizuar, pasi ka pengesa nga Serbia, përkatësisht kompania EMS, në linjat e transmisionit që nuk janë përgjegjësi e KEK-ut. “Përpos pengesave nga Serbia, ka mungesa të theksuara të energjisë elektrike edhe në rajon, që është duke u ballafaquar me situatë të ngjashme atmosferike dhe atë të furnizimit me energji. Pavarësisht kësaj, KEK-u ka arritur të sigurojë import shtesë, por është e pamundur të mbulohet e tërë kërkesa që ka arritur në 1 300 megavat/orë”, theksohet në njoftim. “Në një situatë të tillë, KEK-u e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe të gjithë punëtorët e korporatës në të gjitha divizionet janë në gatishmëri gjatë 24 orëve dhe po e japin maksimumin e tyre, aty ku është e nevojshme që gjendja të jetë sa më stabile”, ka treguar Buzhala. Sipas tij, është duke u intervenuar në çdo problem që po paraqitet në kohën më të shkurtër të mundshme, por kushtet atmosferike dhe rrethanat tjera të përmendura më lart po e vështirësojnë gjendjen e furnizimit”, tha ai. Përkundër këtyre rrethanave, falë angazhimit maksimal të punëtorëve, KEK-u zotohet se situata me furnizim të energjisë do të mbahet stabile. Si do që të jetë, për ta tejkaluar këtë gjendje sa më shpejt dhe sa më lehtë, KEK apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente