Kosova mbërthehet nga bora dhe moti i lig
Bora që po bie ditët e fundit e ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve nëpër rrugët e Kosovës. Si pasojë e reshjeve të borës, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar rreth 59 aksidente trafiku. Ndërsa, sa i përket rrugëve të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera, në përgjithësi, ato janë të gjitha të kalueshme, thonë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Trotuaret në Prishtinë aktualisht janë të mbuluara, pothuajse në tërësi, me shtresa akulli. Vështirësi të lëvizjes ka, sidomos në mëngjes. Kompanitë, si duket, kanë rënë në provim, sepse gjendja brenda në kryeqytet i ka demantuar pohimet e tyre se do të jenë në gjendje mobile për çfarëdo situate që do të krijohet nga bora dhe acari.
Komuna e Pejës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme
Rajonin e Rrafshit të Dukagjinit gjatë natës dhe ditës së djeshme e ka mbërthyer bora dhe të ftohtit, me reshje që vazhdojnë të bien.“Trashësia e borës ka kaluar 50 centimetrat dhe kjo ka bërë që, me gjithë angazhimin e kompanisë për mirëmbajtjen e rrugëve, qarkullimi më automjete në rrugët e qytetit dhe ato rajonale të vështirësohet maksimalisht”, ka thënë Naim Sahiti, drejtor i Drejtorisë Komunale për çështje komunale dhe teknike.
Ndërkaq, sipas Policisë rajonale në Pejë, rruga për pikën kufitare me Malin e Zi në Kullë për autobusë dhe kamionë nuk është e qarkullueshme. Ndërkaq, në rrugën rajonale Pejë-Kuqishtë, në Grykën e Rugovës, rruga është bllokuar në kilometrin e nëntë, për shkak të një orteku të borës. Bora, e cila po bie, ka bërë që KEK-u të ketë reduktime të ashpra të energjisë elektrike, që gjithsesi po e vështirësojnë edhe më shumë jetën e qytetarëve të komunës së Pejës. Një zyrtar i KEK-ut pohoi se në nivel vendi korporata ka shpall gjendje të jashtëzakonshme, ngase nga rrjeti ka rënë edhe blloku “B1” në Obiliq. Furnizimi për të gjitha kategoritë është 3 me 3.
Bllokohet Qendra e skijimit në Brezovicë
Komuna e Shtërpcës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin e njerëzve dhe të makinave nga Brezovica për në Qendrën e skijimit. Sipas policisë, mësohet se këtë vendim Komuna e ka bazuar në nenin 224 të Ligjit të sigurisë së komunikacionit rrugor. Burime policore në Ferizaj kanë thënë se në Qendrën e skijimit vazhdon të mbretërojë mot i keq dhe me erëra të fuqishme. Zëdhënësi rajonal i Policisë, togeri Agim Gashi, ka bërë të ditur se një ditë më parë në këtë rrugë ka rënë një ortek bore i përmasave të mëdha, ndërsa rreziku nga rrëshqitja e borës dhe e ortekëve është edhe më tutje i pranishëm. "Për zbatimin e këtij vendimi është duke u përkujdesur edhe Policia e Kosovës, patrullat e së cilës janë vendosur në një pikë të këtij aksi rrugor", ka thënë Gashi.
Bora shkakton kokëçarje edhe në Gjakovë
Sipas njoftimeve që vijnë nga terreni, situata më e vështirë është në rrugët e Rekës së Keqe, ku disa fshatra kanë ngelur të izoluara. Për këtë arsye, rruga që shpie në drejtim të kufirit me Shqipërinë, përkatësisht në drejtim të qytetit Bajram Curri, është pothuajse e pakalueshme, kështu që qarkullimi në këtë rrugë bëhet vetëm në raste emergjente dhe me makina speciale. Shtabi komunal për raste emergjente i ka vënë në dispozicion të atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore dy makina speciale, të cilat do të mundësojnë bartjen e të sëmurëve nga shtëpitë e tyre në qytet apo në fshatra deri në entet shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe ata që i nënshtrohen hemodializës.
Bllokimi i rrugëve ka sjellë mjaft kokëçarje edhe në procesin mësimor në shkollat fillore dhe të mesme. Bazuar në këtë gjendje të krijuar në shumë mjedise të Kosovës, Ministria e Arsimit konfirmon se është ndërprerë procesi mësimor deri të hënën në disa komuna të vendit: në komunën e Podujevës, Obiliqit, Drenasit, Ferizajt, Vushtrrisë, Kaçanikut, Malishevës, Junikut e Skenderajt.
“Vetëvendosje”: Mospastrimi i borës paralizoi rrugët dhe jetën në Prishtinë
Aktivistë të “Vetëvendosjes”, të cilët kanë dalë me skia në qendër të Prishtinës, theksuan se rrugët vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga bora.“Në rastin më të mirë është pastruar vetëm njëra korsi e rrugës, por vetëm në disa rrugë. Trotuaret mbeten tërësisht të mbuluara nga bora, që më pas është shndërruar në akull. Në çdo moment kjo gjendje e rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht të këmbësorëve, ku më të prekurit janë të moshuarit dhe fëmijët”, theksoi “Vetëvendosje”. Sipas tyre, Komuna ka kontraktuar tri ndërmarrje për pastrimin e rrugëve nga bora dhe mirëmbajtjen e tyre gjatë dimrit, por gjendja në terren, theksuan ata, po na tregon që, ose ndërmarrja e kontraktuar nuk po e bën punën si duhet, meqë nuk ka mjete të mjaftueshme pune në dispozicion dhe kripë, ose Komuna me kohë nuk ka bërë ndarjen e buxhetit si duhet, ose ia ka dhënë tenderin një ndërmarrje të papërgjegjshme dhe pa kapacitete të mjaftueshme për këtë veprimtari.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente