description

Kosova, model i keq i menaxhimit të tokës

Publikuar: E enjte 9 Shkurt 2012, 10:22 0 Komente

Shtetet e rajonit kanë politika më të favorshme për tërheqjen e investimeve në pronën komunale, ndërsa Kosova është shteti i fundit ku ende nuk zbatohet pronësia komunale e tokës. Kështu është thënë gjatë një prezantimi të një studimi nga Olga Kaganova, eksperte ndërkombëtare nga programi i USAID-it për Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive, me temën “Menaxhimi i Tokës dhe Pronës Komunale në Kosovë”. Kaganova ka treguar një hartë ku bëjnë pjesë disa shtete fqinje të Kosovës, si Maqedonia, Serbia, Kroacia, Hungaria... dhe sipas saj në të gjitha këto shtete investitorët mund të blejnë tokën pa pasur fare problem, ndërsa vetëm Kosova i ka të drejtat e përkohshme me miratimin e Qeverisë qendrore dhe tash, me krizën financiare, gjendja është përkeqësuar.“Në Kosovë janë shumë çështje me rëndësi që duhet të rregullohen. Njëra ndër to është Korniza Ligjore në harmoni me vendet e rajonit, sepse në të gjitha shtetet fqinje investitorët mund të blejnë pronën komunale pa problem, kurse në Kosovë procedurat janë të komplikuara”, theksoi Kaganova. Kjo në Kosovë, sipas saj, nuk mund të ndodhë, sepse qeveritë lokale si ofrues tokash japin të drejta vetëm deri në 40 vjet, kundrejt të drejtave 99-vjeçare që u jepen blerësve të ndërmarrjeve shoqërore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Po ashtu, ajo ka theksuar se pengesë për investitorë të huaj dhe vendorë janë edhe planet rregulluese, atraktiviteti i tokës për investitorët bie edhe më tutje nga parametrat kufizues, përshkrues të shfrytëzimit të tokës të krijuar nga planet rregulluese urbane. Si rezultat i kësaj, ajo thotë se efikasiteti ekonomik i tokës është i kufizuar, që do të thotë shfrytëzimet më produktive të tokës mund të mos jenë të radhitura fare. Ajo në prezantim e ka quajtur “shkelje masive të planeve rregulluese urbane, cinizëm për sundim të ligjit. Ajo ka prezantuar edhe konkluzionet, të cilat do të jenë në dobi të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Po ashtu, ka kërkuar që të merren veprime urgjente, si në rishikimin e Ligjit për dhënien për shfrytëzim dhe shkëmbim të pronës së paluajtshme, nxjerrjen e një udhëzimi administrativ që qartëson shfrytëzimin e Ligjit të prokurimit publik.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve