Kosovarët, 1.2 miliard euro kredi
Nëse bazohemi në të dhënat e mëhershme të numrit të popullsisë në Kosovë prej 2.3 milionë banorëve, atëherë del se janë të depozituara 1 mijë e 300 euro për kokë banori nëpër bankat kosovare. Ndërsa sa u përket kredive për kokë banori mesatarisht supozohet të jetë rreth 1 mijë euro prej tyre të lëshuara kredi. Këtë konstatim e tha Fadil Aliu, ekspert për hulumtime në Institutit ‘Riinvest’. Sipas tij, sa i përket kredive të këqija Kosova krahasuar me vendet e rajonit relativisht gjendet mirë me vetëm 4 për qind të totalit të kredive të lëshuara që janë kredi të këqija.
Kreditë e lëshuara nga bankat në Kosovë janë 1 miliard e 744 milion euro, që do të thotë se diku rreth 74 për qind të depozitave janë lëshuar në kredi, ndërsa 1 miliard e 290 milionë janë rritë krahasuar me vitin 2008. “Zakonisht kreditë janë rritur viteve të fundit më shumë se depozitat, krahasuar me vitin 2008 janë rritur për 81 për qind të depozitave, nëse e krahasojmë vitin 2008 me 2009 atëherë del se kreditë janë zvogëluar dukshëm”, tha Aliu. Sipas tij, faktor kryesor për rënien e marrjes së kredive është kriza globale, e cila ka ndikuar që bankat t’i shtrëngojnë kriteret dhe të jenë më të kujdesshme në lëshim e kredive. Sipas tij, edhe qytetarët i ka prekur kriza globale, të cilët nuk kanë mundësi t’i kthejnë për një arsye të humbjes së vendeve të punës si dhe remitancat nga mërgatat janë zvogëluar, tha Aliu.
Kreditë e këqija më pak se vendet e rajonit
Besnik Kada, zyrtar për marrëdhënie me publikun në Bankën Qendrore, tha se shuma e kredive sipas bilancit të gjendjes më datën 31.12.2009 është 1 miliard e 264 milionë e 987 mijë euro. Kjo është shuma totale e borxhit që qytetarët dhe bizneset e Kosovës i detyrohen bankave, tha Kada. “ Kreditë joperformuese apo siç quhen në zhargonin financiar (kredi të këqija) me datën 31.12.2009 gjithnjë sipas të dhënave zyrtare për vitin 2009, përqindja e këtyre kredive është 4.3 %”, tha Kada. Sipas tij, është një shkallë e ultë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. “Shuma totale e kredive aktive të lëshuara nga bankat komerciale është 262 mijë e 291 kredi. Depozitat më datën 31.12.2009 kapin shumën prej 1 miliardë e 750 milionë e 405 mijë euro”, ka përfunduar Kada.
Kërkesa më e madhe
për kredi nga bizneset
‘ProCredit Bank’ lëshon 20 deri në 30 milionë euro kredi të reja çdo muaj. Në përgjithësi numri dhe shuma e aplikacioneve për kredi të pranuara nga ‘ProCredit Bank’ çdo muaj është shumë stabile, tha Fitore Sinani, zyrtare për informim në ’ProCredit Bank’. Sipas saj, totali i portfolios aktive të kredive në fund të muajit shkurt ishte 472 milionë euro. Një e katërta e këtyre kredive janë kredi për ekonomitë familjare derisa tri të katërtat janë kredi për biznese, tha Sinani. Në mënyrë që të financojnë investimet e reja shumica e bizneseve kosovare kanë ende nevojë për kredi, që, sipas Sinanit, kërkesa për kredi mbetet e madhe.
“Është përgjegjësi e bankës të vazhdojmë të lëshojmë kredi, pasi që kjo do të stimulojë investimet dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Gjithashtu vlen të theksohet që kreditë “joperformuese” në bankën tonë janë më pak se 2%”, tha Sinani.
Ndërsa shuma e gjithëmbarshme e kredive të lëshuara nga ‘Raiffeisen Bankë’ në Kosovë deri më 30.9.2009 është 368 milionë euro dhe këto kredi ndahen në segmentet e ndryshme në kuadër të produkteve të bankës, siç janë: kreditë e korporatave, kreditë e ndërmarrjeve të mesme, kreditë e ndërmarrjeve të vogla, kreditë individuale etj, tha Asdren Rrhamani, zyrtar për marrëdhënie me publikun, në ‘Raiffeisen Bankë’.
” ’Raiffeisen Bankë’ në Kosovë edhe në vitin 2010 vazhdon të jetë shumë aktive në mbështetjen financiare ndaj bizneseve, si dhe individëve. Kjo mund të ilustrohet duke pasur parasysh edhe fushatën e lansuar aktuale nga ana jonë për kreditë individuale me një ofertë shumë atraktive”, tha Rrahmani. Sipas tij, ofertat si për individë ashtu edhe për biznes, nuk do të mungojnë edhe gjatë muajve në vijim.
P.MUSA
Komente
- Subvencione për kamatat e kredive bujqësore
- Urgjencë për vende të reja pune
- Jahjaga: Kosova ka resurse të rëndësishme
- 181 milionë euro mallra u importuan nga Shqipëria
- KEK-u në hall
- Zv.kryeministri Pacolli negocion blerjen e hotelit “Grand”
- Ulen pagat në PTK, 7 milionë euro kursim
- AAK-ja mirëpret shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë
- Kosova mbërthehet nga bora dhe moti i lig
- Më 10 shkurt shpallet kompania likuiduese
- Kilovatët në Kosovë, më të shtrenjtit në rajon
- Vështirësohet qarkullimi, shumë aksidente në trafik
- Dy aeroplanë nga Kosova bëjnë ulje të detyruar në Shqipëri
- KEK-u shpall gjendje të jashtëzakonshme
- Të rehabilitohet TEC B, të ndërtohet “Kosova e Re”
- Menxhiqi e padit sërish Komunën e Prishtinës
- Dell: Kosova të punojë për përmirësimin e imazhit
- USAID-i mbështet 18 ndërmarrës të rinj
- Posta lanson “Flakadanët e lirisë”
- Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra



ad_d.jpg)


shum shtrenjta jam kamatat per marrjen e kredive ne krahasim me standardin e jetes ne kosov