description

Krasniqi i kërkon “Ferronikelit” ta parandalojë ndotjen

Publikuar: E mërkure 22 Shkurt 2012, 18:33 0 Komente

Ndotja e mjedisit në rajonin e Drenasit ka bërë që të shkëmbehen akuza e kundërakuza ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi dhe menaxhmentit të “Ferronikelit”. Krasniqi ka kërkuar që të ndërmerren masa për t’i parandaluar ndotjet, që, sipas tij, është duke i bërë “Ferronikeli” në Drenas. Pas kësaj ka reaguar menaxhmenti i “Ferronikelit”, duke vënë në pah “investimet prej 12 milionë eurove” që ka bërë në përmirësimin e filtrave për çështje mjedisore. Kjo kompani, nëpërmjet një komunikate, po ashtu thotë se “kjo qasje negative ndaj ‘Ferronikelit’ është fabrikuar nga disa individë, të cilët për interesat e tyre personale vazhdojnë të manipulojnë disa njerëz në rajonin e Drenasit dhe gjithashtu ta keqinformojnë popullin e Kosovës”. Por, i shpejtë ka qenë kundër-reagimi nga zyra e kryetarit të Kuvendit, i cili ka thënë se në vend t’u përgjigjet shqetësimeve për ndotjen mjedisore, menaxhmenti i “Ferronikelit” qëllimisht e ka zhvendosur debatin e tyre në reagime politike. Në reagimin e Krasniqit, thuhet se kompania në fjalë po krijon mjegull, “duke arsyetuar shkeljet e tyre ligjore dhe operimin me teknologji mjedisore, të cilave ka më shumë se një shekull që u ka skaduar afati”.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve