Kredia e FMN-së, financon edhe autostradën
Kredia prej 108.9 milionë eurosh, e ndarë nga Fondi Monetarë Ndërkombëtar për Kosovën, direkt do të disbursohet në llogarinë bankarë të buxhetit të Kosovës, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Kosova Sot”. Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, theksojnë se marrëveshja me FMN-në është bërë mbi bazën e një pakoje fiskale 3-vjeçare, ku përgjatë tetëmbëdhjetë muajve të marrëveshjes me FMN-në, kriteret performuese janë përcaktuar mbi bazën e shpenzimeve të planifikuara që përfshijnë edhe ndërtimin e autostradës. Kjo marrëveshje është aprovuar edhe nga Bordi i FMN-së, çka nuk lë vend për asnjë interpretim tjetër. Ministri i MEF-it, Ahmet Shala, ka thënë se shfrytëzimi i këtyre mjeteve nuk është i lidhur direkt me projekte të caktuara, por është si mbështetje direkte buxhetore. “Siç është theksuar edhe më parë, kredia e FMN-së vjen si mbështetje direkte buxhetore, çka do të thotë se mjetet disbursohen në llogarinë bankare të buxhetit të Kosovës. Përdorimi i mjeteve nuk është i lidhur me projekte të caktuara. Kredia ka për qëllim të mbështesë pakon e përgjithshme fiskale të Qeverisë, në një afat kohor prej 18 muajsh. Siç dihet, kjo pako përmban projekte kapitale dhe iniciativa të reja ligjore, që janë formuluar për t’i shërbyer përmbushjes së prioriteteve të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ministri Shala. Sipas tij, kjo është një “kredi e butë”, pasi që Kosova nuk do të paguaj interes klasik, por vetëm ngarkesë administrative dhe ngarkesë të mirëmbajtjes, në vlerë prej 1 deri në 1.5 për qind. “Mbështetja nga FMN-ja për ne është një “kredi e butë.” Kjo sepse, në vlerën prej 108.9 milionë euro, Kosova nuk do paguaj interes klasik, por vetëm ngarkesë administrative dhe ngarkesë të mirëmbajtjes, në vlerë vjetore prej 1 deri në 1.5%. Duhet theksuar se kjo vlerë është më e ulët se projeksionet e inflacionit në vend”, ka thënë Shala. Ai ka shtuar se tërheqja e mjeteve do bëhet në gjashtë shuma të njëjta dhe se shuma e parë i është vënë në dispozicion Kosovës menjëherë pas aprovimit të marrëveshjes nga Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, shumë kjo që kap vlerën prej rreth 22.1 milionë eurosh. “Pranimi i pjesës së mbetur do bëhet pas shqyrtimeve kuartale të kritereve performuese, të përcaktuara gjatë negociatave me FMN-në. Kthimi i mjeteve do fillojë nga tetori i vitit 2013, deri në fund të vitit 2016”, ka thënë ministri Shala. “Marrëveshja me FMN-në është bërë mbi bazën e një pakoje fiskale 3-vjeçare. Përgjatë 18 muajve të marrëveshjes me FMN-në, kriteret performuese janë përcaktuar mbi bazën e shpenzimeve të planifikuara, që përfshijnë edhe ndërtimin e autostradës. Kjo marrëveshje u aprovua edhe nga Bordi i FMN-së, çka nuk lë vend për asnjë interpretim tjetër”, ka thënë Shala.
- Arkat mund të faleshin
- AKP-ja hap valë speciale privatizimi
- Sivjet nuk shtrenjtohet energjia elektrike
- “Ipko”, bisedime me policinë për përgjimet
- Operatorët ilegalë sfidojnë ART-në
- Rritje për 120 për qind e eksporteve
- Ratifikimi me BB-në, prova e katërt për Kuvendin
- Doganat fshehin informacionin për kontrabandistët
- Tenderët, ndëshkime për shkelësit me ligjin e ri
- Propozohet emërtimi i ANP-së ‘Adem Jashari’
- MTPT-ja nënshkruan memorandum me USAID-in
- “GEKOS” e “DUKAGJINI” gjobiten me 200 mijë euro
- Marrëveshja turko-serbe dëmton Kosovën
- Më pak para për bordet
- Vetëm 2200 biznese me arka fiskale
- OEK-u kundër monopoleve në arkat fiskale
- Mbi 53 milionë borxh iu pagua BB-së borxh i ish- Jugosllavisë
- Çdo vit shkatërrohen 500 hektarë tokë
- Fondi i privatizimit drejt “shkrirjes”
- Gati për hekurudhën





ad_d.jpg)


Komente