Kryeqyteti pa ngrohje, vonohet mazuti
Qytetarët e Prishtinës, në këto ditë të ftohta kur temperaturat e ulëta kanë kapluar vendin, po përballen edhe me mungesë të ngrohjes nga ngrohtorja e qytetit “Termokos”, e cila, në këtë ditë me akull, ka ndërprerë ngrohjen për të gjithë qytetarët, qofshin pagues të rregullt apo jo. Kjo gjendje është bërë e padurueshme për qytetarët, të cilët pohojnë se mungesa e ngrohjes në këto ditë me acar, është e pa arsyeshme, transmeton Kosovapress. Zyrtarë të ngrohtores “Termokos”, arsyetohen se mungesa e ngrohjes ka ardhur si pasojë e bllokimit të autoboteve në kufi për shkak të motit që po mbretëron. Ata premtojnë se gjendja do të stabilizohet në orët e pasdites së sotme.
Afërdita Uka, zëdhënëse e ngrohtores “Termokos”, ka thënë se sot në orët e para të mëngjesit, në tërë kryeqytetin nuk ka pasur ngrohje, pasi që autobotet me mazut kanë mbetur në terminalin doganor, për shkak të përkeqësimit të motit. Mirëpo, sipas saj, kjo gjendje pritet të përmirësohet në orët e pasdites, atëherë edhe kur parashihet që autobotet e bllokuara të arrijnë në “Termokos”.
“Për dallim prej ditëve të mëhershme, që kemi ofruar ngrohje stabile për të gjithë konsumatorët tanë, fatkeqësisht, sot në orët e paradites nuk kemi arritur t’i ofrojmë energji ngrohëse, për qytetarët tanë për shkak se janë vonuar autobotet me mazut, të cilat kanë mbetur në terminalin doganor, për shkak të pengesave në rrugë, si pasojë e përkeqësimit të motit”, ka thënë Uka.
Mirëpo, sipas saj, autobotet tashmë janë pajisur me mjete ndihmës dhe posa të krijohen kushte normale për qarkullim rrugor do të nisen në drejtim të Prishtinës, ku në orët e paditës pritet që gjendja e furnizimit me ngrohje do të stabilizohet. “Shpresojmë se në orët e pasdites, me të arritur autobotet me mazut, do të vazhdojmë furnizimin normal me ngrohje për të gjithë konsumatorët”, ka thënë ajo.
Sipas Ukës, nuk ka garanci që do të ketë ngrohje të vazhdueshme, deri në fund të sezonit të dimrit, pasi që me zbritjen e temperaturave, ka pasur shpenzim enorm të sasive të mazutit, që ka në dispozicion “Termokosi” dhe se kostoja e prodhimit të energjisë ngrohëse, dy muajt e fundit, është ngritur për rreth 80 euro, për një ton mazut, gjë që ka ndikuar në një kosto shumë më të lartë të prodhimit të energjisë ngrohëse. Në anën tjetër, qytetarët kanë humbur durimin, pasi që përballja me një gjendje të tillë, në këtë kohë të ftohtë, sipas tyre, është e pa tolerueshme dhe e pajustifikueshme.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente