Kundërshtohet privatizimi i KEK-ut
Privatizimi i KEK-ut duhet të bllokohet me çdo kusht, thanë pjesëmarrës të një tryeze që u organizua nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Sipas tyre, procesi i privatizimit në përgjithësi nuk po i sjell kurrfarë dobie zhvillimit ekonomik të vendit. Në kohën kur e tërë bota po bën përpjekje për t’i ruajtur ndërmarrjet që janë fitimprurëse për një shtet, në Kosovë ndodh e kundërta. Kështu u tha në tryezën me temën “Ruajtja e pronësisë publike mbi rrjetin e distribucionit të energjisë dhe rreziqet e privatizimit”, organizuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje!”. Kryetari i këtij grupi, Visar Ymeri, tha se vullneti i pushtetit aktual për të zhbërë të vetmen njësi vendore që prodhon me sukses, është skandaloz. “Kahun të cilin po e ndërmerr Qeveria tash do t’i sjellë Kosovës më shumë probleme dhe humbje se sa përfitime, qoftë Kosovës si shtet, apo si shoqëri. Prandaj, është e domosdoshme që të reagojmë të gjithë njëzëri, në mënyrë që të mos e lëmë këtë vendim kaq të rëndësishëm vetëm në duart e Qeverisë”, tha Ymeri. Ndërkaq, përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës, Izet Mustafa, tha se me privatizimin e Divizionit të Furnizimit dhe Rrjetit, jo vetëm që dëmtohet ekonomia e Kosovës, por rrezikohen të mbeten pa punë edhe rreth 2 500 punëtorë.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente