Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike
Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në Kosovë janë deklaruar kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Zyrtarët e tri OJQ-ve, në një takim me mediet, kanë dalë hapur kundër kërkesës së drejtuesve të KEK-un për shtrenjtimin e rrymës për 23 për qind. Kundër kanë qenë Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ), Instituti për Studime të Avancuara (GAP), si dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), që përfaqësoheshin nga zyrtarët Agron Demi, Krenar Gashi dhe Mexhide Spahija. "Organizatat e lartshënuara të Shoqërisë Civile e kundërshtojnë iniciativën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe rivitalizimin e bllokut A2 të TC “Kosova A”. Kërkesa e KEK-ut për rritjen e energjisë elektrike për 23% nga 1 prilli 2012 nuk e pasqyron koston reale të prodhimit të energjisë elektrike. Dështimi në ofrimin e mbështetjes institucionale për luftimin e keqpërdorimit të energjisë elektrike është dështim qeveritar dhe janë problemi real i korporatës dhe njëherësh edhe zgjidhja e problemit të mbulimit të kostos së prodhimit të energjisë elektrike. Mosevitimi i humbjeve komerciale dhe teknike po tentohet t’u faturohet qytetarëve. Për shumë vite, KEK-u është subvencionuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre. Sipas OJQ-ve, gjatë kësaj kohe KEK-u nuk ka arritur t’i eliminojë defektet në furnizimin dhe zvogëlimin e humbjeve në rrjet. Sipas vetë informatave të dërguara nga KEK-u në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, del se më shumë energji humb në rrjet se sa totali që prodhohet nga Kosova A. Rritjen e çmimit të energjisë elektrike KEK-u e arsyeton me ndalesën e subvencioneve nga Qeveria e Kosovës. Sipas tyre, nevojiten 45 milionë euro shtesë, të cilat KEK-u si zgjidhje i ka paraparë të jetë rritja e çmimit të energjisë për 23%. Humbjet teknike dhe komerciale të energjisë arrijnë në 37%, humbje të cilat kapin vlerën prej rreth 77 milionë eurove, shumë kjo e cila do t’i mjaftonte KEK-ut për t’i mbuluar shpenzimet e importit dhe ato operacionale. Përveç kësaj, kërkesa për ngritje të tarifave është bërë edhe për t’i mbuluar shpenzimet e mëdha financiare që KEK-u dëshiron t’i bëjë në termocentralin “Kosova A”, shpenzime këto të kota kur dihet që ky TC duhet të mbyllet në vitin 2017, në përputhje me Traktatin e Athinës.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente