Lobim për energjinë alternative
Prodhimi i energjisë alternative ka qenë temë e debatit që është organizuar të premten në ambientet e hotelit"Sirius" në Prishtinë. Organizator ishte Konsorciumi i shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, ndërsa konkluzioni i përbashkët i të gjithë debatuesve ishte se "shteti i Kosovës disponon kapacitete të mëdha të energjisë alternative". Sipas debatuesve, kapacitetet alternative të prodhimit të energjisë elektrike janë nëpërmes hidrocentraleve, energjisë diellore, biomasës dhe erës. Ky shihet si opsioni më i mirë për Kosovën nga shoqëria civile. Mirëpo, si zyrtarët aktualë, ashtu edhe ata të mëparshëm të Qeverisë së Kosovës, e shohin si jetike shfrytëzimin e potencialeve të thëngjillit që i ka vendi. Sipas një studimi të bërë nga Daniel Kamen, nga Universiteti i Kalifornisë, përkrahur nga shoqëria civile e Kosovës, prodhimi i energjisë alternative shihet si më i mirë për vendin. Profesori Kamen theksoi se, sipas studimit, afro 40 për qind e energjisë në Kosovë mund të prodhohet në këtë mënyrë. “Ekziston një opsion, përdorimi i të hidrocentraleve të mëdha edhe të vogla, përdorimin e energjisë diellore, biomasës si dhe përdorimi i gjerë i energjisë elektrike nga era. Ky opsion jep 38 për qind të kërkesës për energji përmes burimeve të ripërtërishme, si dhe siguron pothuajse 30 për qind më shumë vende pune sesa opsioni për një termocentral të ri me thëngjill. Nga ana e tij, kryeparlamentari Jakup Krasniqi theksoi se janë bërë shumë gabime gjatë viteve në politikat energjetike.“Gjatë këtyre 12 viteve në sektorin e energjisë në Kosovë vërtet janë ndjekur politika të gabuara. Të shpresojmë se do të mbyllet kjo praktikë e politikave të gabuara”.
- Krasniqi i kërkon “Ferronikelit” ta parandalojë ndotjen
- ATK-ja inkason 48,5 milionë euro
- Kundërshtohet privatizimi i KEK-ut
- Bujqit edhe sivjet të pafavorizuar nga bankat
- Raporti për tokën, pjesë e luftës speciale
- 14 milionë euro deficiti tregtar me Serbinë
- Raporti dëmtoi prodhuesit
- Gjykata Supreme konfirmon vendimin e Qeverisë për zhavorin
- Vetëm reklamat nuk i sjellin investitorët
- Në prill hapet tenderi për privatizimin e PTK-së
- 8 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve
- “Bild”, dëbojeni Greqinë nga euroja
- “Brezovica” nuk privatizohet as sivjet
- Rreth 3000 biznese të reja për 4 vjet
- Politikanët, rreth korrupsionit të përbashkuar
- Nisin Javët e Biznesit Kombëtar
- Qeveria ndihmon Termokosin me tre milionë euro
- Barna me afat të skaduar, në Shtëpinë e Pensionistëve
- Planifikohen qendra të mëdha për produktet bujqësore
- SHBA-ja ndan 36 milionë dollarë për Kosovën




ad_d.jpg)


Komente