Marrëveshja turko-serbe dëmton Kosovën
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka alarmuar institucionet më të larta shtetërore të Kosovës se duke filluar që nga dita e nesërme (e enjte) do të hyjë në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë në mes të Serbisë dhe Turqisë, e cila dëmton ekonominë kosovare, raporton “Kosova Sot”. “Kam alarmuar tek institucionet tona që të ndërmarrin hapa konkretë drejt liberalizimit të tregtisë dhe marrëveshje së lirë me Turqinë, por për fat të keq një kërkesë e tillë hasi në vesh të shurdhër dhe si duket atë që ne nuk e bëmë, atë e bëri Serbia duke nënshkruar marrëveshje me Turqinë”, është ankuar Gërxhaliu. Sipas tij, "implikimet që do t’i sjellë kjo marrëveshje do të jenë të shumta. Tani e tutje do të krijohet një pozitë tjetër pasi do të jemi shumë më të varur nga importi. "Destinacioni i importit të Kosovës nuk do të jetë më Turqia, por të njëjtat produkte do t’i marrim nga tregu i Serbisë. E them këtë pasi këto produkte me këtë marrëveshje si produkte të prodhuara në Turqi do të depërtojnë në tregun e Serbisë pa barriera të ndryshme tregtare dhe do të jenë me çmime mjaft të volitshme, e madje do të jenë shumë më lirë se sa të njëjtat prodhime e produktet që importohen prej kosovarëve nga Turqia drejtpërdrejt". Ai thotë se obligimet për kosovarët do të jenë 25-26 për qind më të larta duke përfshirë doganën dhe aktiven.
Komente
- Gjobitet “Sharrcem” me 15 mijë euro
- BB, 32 milionë dollarë për energjetikën
- Në “Llamkos” investohen edhe 30 milionë euro
- BSPK-ja kundër shtrenjtimit të rrymës
- Vetëm dy ofertues për likuidimin e NSH-ve
- Rikthehet orari i rregull i fluturimeve
- FMN-ja nuk është njoftuar për pakon e re fiskale
- Master-plani për Brezovicën, me 3000 vende pune
- Ushqimi i sigurt
- Kosova, model i keq i menaxhimit të tokës
- Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike
- Garanci për ushqimet “Made in Kosova”
- Qeveria ndan 1 milion euro për reklamë në CNN
- Qeveria josh bizneset e diasporës
- Raporti për tokën e alarmon OEK-un
- 478 të akuzuar për korrupsion
- Moti i keq, vështirësohet qarkullimi
- Kryeqyteti pa ngrohje, vonohet mazuti
- Reagime pas njoftimeve për raportin e tokës
- Konkursi për kryeshef të PTK-së drejt anulimit




ad_d.jpg)


amos ka ndonje gje te mire turku
Per Kosove Si Turqit e si Sllavet serb jon njesoj Turk muti na preu na dhunoj e s`la gjo pa na bo 500 vjet gjithashtu edhe serbosllavokarpatet te njojten gjo e boten ne 100 vjetet e fundit kurse ne shqiptaret akoma presim diqka ndaj mut turqve popullit ma te flliqt qe ekziston mas sllaveve . . . .
ket marrveshje qe 500 vjet e kan
Zotri Gerxhaliu ,kalit ne trafik i vejn ca kapake anash syve ,per te mos pase horizont me te gjere te pamurit,mirepo ate e dirigjon nje pakez me i dijshem se ai .Por nuk me vjen keq se qysh asht populli ashtu eshte udheheqesia,sa per popullin pake a shume jemi te vetedijshem sepse kemi qen ne izolim vite me radhe,por qka i bahet ketyre OPOZITAREVE qe nuk u kthjellen njiher e me jau zan ne gryk te fytit kafshaten hajnave ,me siguri edhe keta jan i njejti brume.Sa per tregetine me turqin per tregetaret Kosovar qenka me e lehte sepse nuk do paguajne dogane sepse malli i turqise do te hyje pa dogane nga serbija,keshtu pra eshte puna kur shiqon vetem perpara e nuk sheh se qka behet anash.
ashte projekti kunder importi,ashte shume i mire,dhe ushqimet mundemi me i prodhue vet,saper fustana,krejt europa i importen prej kines,bile mbathja krejt e kines,kure amerika i importon veshmbathjen nga kina atehere qka te them,sa per ushqim,ato euro,qe i jep kosova per importe bujqesor,ushqim tambli,dhe mishi,per 4 vjet do ti shiteshim na europs ,e jo serbija neve,mielli,blehet prej serbis kurse krunet serbija i perdore per derra,dhe lpe,dhe ne blejm tamblin e tyne ate qekane ushqye me krynet tona dhe keshtu shkoji nji miliarde per 2 3 vite,kurse projekti per mose blerjen ,dhe importin e te huejveashte gjithesejt 1miliard euro per ndertim te kapaciteteve dhe punesim te 500 000 punetore ne sektor te bujqesis, kurseindustria kishte fitue me miliona euro,pa import,qaji kafja ok te tjerat JO.
Tregetaret kosovare per cdo vjet i shpenzojne 1 miliard e gjysem Euro ne Turqi Dhe blejne fustana per nuse e gjesende tjera aspak te vlefshme. Shteti ka per detyre ta stimulon ndertimin e fabrikave te texstilit ne vend dhe disajneret tane qe po tregohen te suksesshem