Master-plani për Brezovicën, me 3000 vende pune
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka prezantuar master-planin për zhvillimin e qendrës turistike, e cila do të funksionojë gjatë tërë vitit në Brezovicë, Komuna e Shtërpcës. “Plani për ringjalljen e Brezovicës parasheh zhvillimin e një qendre turistike malore, në zonën perëndimore, afër qendrës ekzistuese të skijimit”, thuhet në komunikatën për medie të zyrës së BE-së në Kosovë. Qendra e re do të ketë kapacitet për mbi 10.000 mysafirë dhe do të ketë pjerrësira ku mund të bëjnë ski si fillestarët, ashtu edhe ekspertët; pastaj, do të ketë një qendër të fshatit me vende akomodimi, restorante dhe pasuri të paluajtshme. Planifikohet që të bëhet edhe lidhja me qendrën e ekzistuese të skijimit përmes zgjerimit dhe modernizimit të pjerrësirave dhe zonës ku do jetë baza e tyre. Ringjallja e qendrës së popullarizuar të skijimit pritet që të krijojë rreth 3,000 vende pune. Plani thuhet se ka për qëllim që ta bëjë Brezovicën atraktive për investime, duke ruajtur në të njëjtën kohë mjedisin e saj natyror. “Për zhvillimin e qendrës malore të Brezovicës, si një sipërmarrje investuese afatgjate, do të duhen deri në 10 vjet. Zyra e BE-së mbetet shumë e përkushtuar që të ndihmojë qeverinë në zbatimin e këtij master-plani”, thuhet në komunikatë. Qeveria e Kosovës pritet që të organizojë një konferencë ndërkombëtare të donatorëve gjatë vitit 2012, për të tërhequr investime potenciale nga sektori publik dhe privat.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente