description

Mbi 53 milionë borxh iu pagua BB-së borxh i ish- Jugosllavisë

Publikuar: E diel 29 Gusht 2010, 16:22 5 Komente

Qeveria aktuale e Kosovës ka marrë përsipër borxhin e trashëguar nga ish –Jugosllavia, që e kishte ndaj Bankës Botërore. Muharrem Shahini, zëdhënësi i MEF-it tha për “Kosova Sot” se institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë që të paguajnë borxhet ndaj Bankës Botërore deri në afatin e kthimit, që është më 15 shtator 2031. Shahini tha se Republika e Kosovës deri më tani ka marrë përsipër vetëm borxhin e trashëguar nga ish-Jugosllavia ndaj Bankës Botërore në shumë prej 381.208.965.90 euro.

 

Borxhi në dy këste vjetore

 

Sipas Shahinit, mësohet se që nga gjysma e dytë e vitit 2009 Kosova ka filluar të paguajë këtë borxh në dy këste vjetore dhe të njëjtën gjë do të vazhdojë të paguajë deri në vitin 2031". Shahini ka thënë: "Deri më tani, nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për servisimin e këtij borxhi (kryegjëja dhe interesi) janë paguar gjithsej 53.897.609.66 euro, kurse fonde nga donatorët (gjithashtu për servisimin e borxhit)deri tani janë dhënë gjithsej 89.118.438.76 euro". Shahini thotë se pjesa e mbetur e këtij borxhi është 243.344.304.18 euro (duke mos përfshirë interesin).

 

Si paguhen borxhet?

 

Duke e dhënë një kronologji të pagesave nga Qeveria e Kosovës te Banka Botërore, Shahini tha se më 15 shtator 2009 është pagesa në emër të borxhit në vlerë prej 8.484.709.78 euro në emër të principalit, kurse 737,212.24 euro kanë qenë në emër të interesit. Më pas në datën 13 tetor 2009 është parapaguar kësti në vlerë 123.711.413.70 euro dhe sipas Shahinit pagesa e këtij kësti është financuar në këtë mënyrë. Shuma prej 34.592.974.90 eurove ishte nga Buxheti i Kosovës, shuma prej 84.118.438.76 euro ishte donacion nga Qeveria Amerikane dhe shuma prej 5.000.000.00 ishte donacion nga Komisioni Evropian. Gjithnjë sipas Shahinit,mësohet se më 15 mars 2010 në emër të borxhit janë paguar 5.668.538.24 euro, kurse në emër të interesit edhe 4.414.174.50 euro. Ai bëri të ditur se ndërsa bilanci i mbetur i huas nga 15 marsi 2010 është edhe 243.344.304.18 euro.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Afrimi 13.09.2010 - 10:57

    Me sa po ma merr mendja mu Kosova ka me met me borqe kogja shum koh jo veq te ish jugosllavis por edhe kto te qeveris te tashme dhe po me duket se Greqia eshte tu kalu shum mir qka mundet me na dal neve Kosovarve ne te ardhmen por populi qka fitoj prej ish Jugosllvis dhe ksaj qeverije me kto borqe qe jan marr edhe jan tuj u marr

  • Mërgimtari.ch 02.09.2010 - 12:38

    Um vjen mirë që paskan fillue me paguar borgjin e ish Jugosllavis po nuk e kame te qarte qka ka trashigue kosova prej ish jug. mbushuni mend nje her e pergjthmone marre qka po ndegjjme tung...

  • Mërgimtari.ch 02.09.2010 - 12:38

    Um vjen mirë që paskan fillue me paguar borgjin e ish Jugosllavis po nuk e kame te qarte qka ka trashigue kosova prej ish jug. mbushuni mend nje her e pergjthmone marre qka po ndegjjme tung...

  • Mërgimtari.ch 02.09.2010 - 12:37

    Um vjen mirë që paskan fillue me paguar borgjin e ish Jugosllavis po nuk e kame te qarte qka ka trashigue kosova prej ish jug. mbushuni mend nje her e pergjthmone marre qka po ndegjjme tung...

  • meli 02.09.2010 - 12:07

    kurr sat egziston kosova nuk munet me dal prej borgjit

arkivi i lajmeve