description

Më pak para për bordet

Publikuar: E hëne 30 Gusht 2010, 21:18 0 Komente

Qeveria e Kosovës, kanë marrë së fundi një vendim që bordet e ndërmarrjeve publike, të kenë një komunikim shumë më të afërt për punën e tyre me qeverinë e vendit dhe njëherësh, të kenë me tepër përgjegjësi në hartimin e politikave dhe kryerjen e obligimeve që u takojnë. Bordet do të jenë të trajtuara materialisht mbi bazën e mundësive reale buxhetore që ka vendi, dhe jo të veprojnë si qeveri në vete që nuk i përgjigjen askujt dhe marrin paga aq sa dëshirojnë vetë anëtarët e tyre, ndonëse raportimet për punën që bëjnë shumica, nuk janë bërë shumë publike, madje as për vetë kuvendin e Kosovës. Sipas vendimit më të ri të Qeverisë dhe kategorizimit që është bërë, është vendosur që bordet të ndahen në tri kategori, prej një deri në tre dhe kështu për kategorinë më të ulët, kryesuesi paguhet 350 euro kurse 270 euro anëtari kurse për anëtarët ekzekutiv këto kritere do të përcaktohen mbi bazën e përshkrimit të vendeve të punës, kërkesave dhe mundësive të tregut. Pozicioni i mëhershëm i këtyre bordeve ka mundësuar që pagat e tyre të shkojmë madje edhe deri në 2500 euro, duke ju kaluar në ndonjë rast edhe krerëve më të lartë shtetëror. Mirëpo rishikimi i përgjegjësive dhe i sistemit të pagave ka bërë që tash e tutje gjërat të ndryshojnë dukshëm nëpërmes kategorizimit.

 

850 euro, paga më e lartë

 

“Kategoria më e lartë, ajo e para e bordeve të ndërmarrjeve publike, kryesuesit e bordeve do ta kenë pagën jo më të lartë se 850 euro, kurse anëtari i këtyre bordeve mundë të llogarisë në pagën prej 750 eurosh, gjithmonë duke pasur parasysh anëtarët jo ekzekutiv të atyre bordeve”, ka deklaruar i pari i MEF-it Ahmet Shala.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve