Moti i keq, vështirësohet qarkullimi
“Ditën e mërkurë dhe natën e së enjtes, sipas drejtorit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, temperaturat mund të ulen edhe më shumë se -23 gradë celsius, ndërsa të premten, sërish do të fillojnë reshjet. Do të ketë vështirësi në qarkullim për të gjithë qytetarët. Reshjet e borës do vazhdojnë deri në fillim të javës së ardhshme, kur edhe pritet të rriten temperaturat, por do të jetë një rritje e lehtë. Problem kryesor janë erërat, ngase po e bartin borën që ka rënë dhe do ta vështirësojnë shumë qarkullimin”, ka thënë Tahirsylaj. Ai, gjithashtu ka paralajmëruar se kur bora do fillojë të shkrihet, vërshimet do të jenë të pashmangshme.
Ndërsa, për sa i përket gjendjes së rrugëve, zyrtarët e Policisë së Kosovës pohojnë se ato magjistrale, por edhe ato lokale janë të kalueshme, por disa prej tyre të vështirësuara për qarkullim. Në gjendje më të keqe janë rrugët sekondare, ndërsa të bllokuara vazhdojnë të mbesin rruga Pejë-Kullë-Rozhajë. Është e bllokuar edhe rruga që shpie për në Rugovë të Pejës, si dhe rruga për në rajonin e Mitrovicës, në Bajgorë. Ndërsa, pjesërisht është e bllokuar edhe rruga që të shpie në pikë kalimin kufitar të Mutivodës dhe vështirësi për qarkullim ka edhe në pjesën e zonës së Brezovicës, zonës së Dragashit dhe në disa fshatra që janë kryesisht në zona malore.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka pohuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por janë shënuar 69 aksidente me lëndime dhe me dëme materiale.
Pejë: Nga pesha e borës, bien pesë pullaze
Bora e madhe që ka vazhduar të bjerë edhe gjatë ditës së martë, e ka përkeqësuar në masë të madhe situatën në komunën e Pejës. Ajo që i ka alarmuar qytetarët është pesha e rëndë e krijuar mbi pullaze të shtëpive nga trashësia e borës mbi një metër, ka shkaktuar shembjen e tri pullaze të shtëpive dhe dy pullaze të objekteve afariste. Shtabi emergjent ka apeluar te qytetarët që të gjithë ata që kanë shtëpitë me material të dobët dhe çatitë e vjetra, urgjentisht ta heqin borën nga to. Sot është dita e pestë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në komunë e Pejës, por edhe ne disa komuna të rajonit të Dukagjinit.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente