description

MTPT-ja nënshkruan memorandum me USAID-in

Publikuar: E enjte 2 Shtator 2010, 21:05 1 Komente

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të MTPT-së dhe USAID-it që u bë të enjten në ambientet e ministrisë ka shënuar fillimin e implementimit të pilotprojektit për rrugë, si dhe Programit për ndërmarrjet private të USAID-it. Projekti ka synim themelimin e Qendrës Trajnuese të operatorëve të makinerive të rënda në infrastrukturë rrugore në Kosovë. Memorandumin e nënshkruan ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, drejtori i programit për Ndërmarrjet Private të USAID-it, MarkVod dhe drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Patrisia Rader.

Drejtoresha Rader ka thënë se marrëveshja hap rrugën për krijimin e parakushteve për eksport. Sipas saj "që nga viti 1980 në Kosovë ka pasur shumë pak investime në infrastrukturën rrugore". Në Kosovë për një mijë banorë janë në dispozicion vetëm,4.2 kilometra rrugë. Edhe Ministri Limaj por edhe z Rader kanë thënë se ndërtimi i rrugëve dhe përmirësimi i dukshëm i infrastrukturës rrugore mbeten ndër prioritetet kryesore të Qeverisë aktuale. Palët, sipas memorandumit, MTPT-ja zotohet se do të ofrojë bashkëpunim të plotë lidhur me implementimin e këtyre projekteve dhe resurset e nevojshme njerëzore dhe kapitale. Ndërsa KPEP-i ka planifikuar të ofrojë asistencën teknike për arritjen e implemnetimit të suksesshëm të të dy projekteve.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • hasani 03.09.2010 - 15:15

    Urime,urime shef...

arkivi i lajmeve