Në “Llamkos” investohen edhe 30 milionë euro
Në selinë e Odës Ekonomike të Kosovës, të premten, ka qëndruar menaxhmenti i kompanisë “Llamkos GalvaSteel”, z. Arten Bajrushi me bashkëpunëtorë, i cili u prit nga kryetari i OE-së, Safet Gerxhaliu. Në takim u debatua për efektet pozitive në aspektin social që ka arritur menaxhmenti i ri nëpërmjet punësimit të një numri të konsiderueshëm të punëtoreve, ku për momentin punojnë mbi 350 punëtorë dhe pritet së shpejti ky numër të rritet në 437 - sipas kushteve të parapara në procesin e privatizimit. Pas një fillimi të suksesshëm të linjës së prodhimit të llamarinës së zinkuar, kompania “Llamkos GalvaSteel” e ka angazhuar kompaninë italiane “Danieli” për ta kryer një studim të fizibilitetit rreth fillimit të ndërtimit të fabrikës së re - linjës së plastifikimit - që është edhe një dëshmi e seriozitetit të kompanisë “Llamkos GalvaSteel”, pronar i së cilës është kompania “Core Group”, me seli në Dubai. Kryetari Gërxhaliu e falënderoi menaxhmentin dhe tha se është i impresionuar me përkushtimin e tillë që është duke bërë “Core Group” nëpërmjet “Llamkos GalvaSteel”, por edhe menaxhmentit aktual. Gërxhaliu e inkurajoi menaxhmentin në fjalë të qëndrojë i gatshëm në përmbushjen e obligimeve të tyre, por në të njëjtën kohë e vlerësoi lart angazhimin e kompanisë DANIELI në hartimin dhe implementimin e vizionit të ri në kuadër të “Llamkos GalvaSteel” në zgjerimin e kapacitete prodhuese të produkteve të reja me teknologji moderne, ku vlera e këtij projekti do të jetë mbi 30 milionë euro, si dhe do të krijohen 200 vende të reja të punës.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente