Në prill hapet tenderi për privatizimin e PTK-së
Në prill do të bëhet shprehja e interesit për shitjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Pavarësisht se procesi i privatizimit të saj kishte dështuar vitin e kaluar, për shkak të tërheqjes nga gara e Telekomit kroat dhe mbetjes të një kompanie ndërkombëtare në garë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përmes zyrtarëve të saj, thotë se në garë për blerjen e PTK-së do të ketë të interesuar me shumë kompani. Po ashtu, sipas tyre, edhe mungesa e Kodit telefonik shtetëror nuk do të jetë problem, ani pse Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), në një raport vlerësues të publikuar në ueb-fazën e saj zyrtare, ka paraparë si pengesë për investitorë Kodin shtetëror. “Tani jemi në fazën e fundit të angazhimit të këshilltarit të transaksionit, kurse planet janë që thirrja për shprehje të interesit për 75 % të aksioneve te ‘Valës’ dhe Telekomit të bëhet gjatë muajit prill 2012. Jemi të interesuar të kemi sa më shumë kompani kualitative në garë për blerjen e aksioneve të PTK-së. Ne besojmë që PTK-ja është një mundësi e jashtëzakonshme investimi dhe kompanitë që kishin shprehur interesim fillimisht do të jenë ende të interesuara”, ka thënë Gëzim Baxhaku, këshilltar për media në MZHE. Sipas tij, kjo ministri beson se do të ketë më shumë kompani kualitative në garë për blerjen e aksioneve të PTK-së. “Vlerësojmë që blerja e aksioneve të PTK-së përbën një mundësi shumë të mirë investimi për kompanitë e mëdha të telekomunikacionit nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe ato që kanë konkurruar në procesin e parë”, tha Baxhaku. “Në bazë të informatave kthyese të investitorëve që janë marrë gjatë procesit për privatizim, çështja e kodit telefonik nuk luan rol me rëndësi në procesin e privatizimit të PTK-së dhe nuk do të ketë efekt në vlerën e shitjes së PTK-së, ‘Valës’ dhe Telekomit”, ka theksuar Baxhaku. Ai ka shtuar se marrja sa më e shpejtë e një kodi shtetëror telefonik është prioritet i Qeverisë dhe Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART).
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente