Në shtator, memorandum për investimet
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Agjencia për promovimin investimeve në Kosovë (IPAK), e cila punon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, do të vazhdojnë bashkëpunimin e frytshëm në lëmin e tërheqjes së investimeve dhe në promovimin e Kosovës si mjedis i cili ka kushte gjithnjë e më të mira për investimet e huaja. Këto komente janë bërë në takimin për medie të kryetarit të OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe drejtorit të Agjencisë për promovimin e investimeve te Kosovës, Mustafë Hasani. Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është që të ndikojmë sa më tepër që të promovohen vlerat e Kosovës, të shpërndahen informata të sakta për Kosovën. Kryetari i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës (APIK), Mustafë Hasani, tha se ka një rritje të investimeve të huaja për 20 për qind. “Në takimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, ku u dhanë krahasimet me vitin e kaluar, u tha qartë se investimet e huaja kanë shënuar rritje deri në 20 për qind dhe ekziston një interesim për të investuar në Kosovë”, tha Hasani. “Me këto informata ta ndryshojmë qasjen për Kosovën, sepse askush nuk vjen në Kosovë për të investuar që i do kosovarët, por për interes, dhe jona është që të lobojmë që të ndikojmë në krijimin e një ambienti më të volitshëm dhe në formë më atraktive për Kosovën”, tha ai. Gërxhaliu e pranoi se Kosova ka probleme për tërheqjen e investimeve të huaja dhe sugjerojë përmirësimin e tyre. “Jo stabiliteti me energji elektrike, mosfunksionimi i gjykatave dhe burokracia janë disa nga problemet që i pengojnë më së shumti investitorët dhe e humbin kohën. Për ata koha është shumë e çmueshme dhe e limituar”, tha Gërxhaliu. Ai shtoi se ka të interesuar për të investuar në Kosovë dhe sipas tij do të ketë edhe hapa konkret me IPAK-un, panairi i Zagrebit dhe bashkëpunimi me Turqinë.
Plani i APIK-ut
Në anën tjetër kryetari i APIK-ut, Mustafë Hasani, tha se aktivitetet e ardhshme do të jenë vizita dhe promovimi i investimeve në Slloveni, në Kroaci, në Turqi, aktiviteti brenda Kosovës dhe mundësia e gjetjes së partneritetit jashtë vendit dhe ngritjes së mundësive për eksportonim e produkteve të Kosovës jashtë vendit. “Ne po presim në shtator ta kemi një grup konsulentësh nga Banka Botërore, të cilët do të punojnë në një memorandum në ofrimin e rekomandimeve që të kenë ndikim në ofrimin e një ambienti më të mirë për tërheqjen e investitorëve”. Hasani tha se viti që jemi në bazë të raporteve të BQK-së konsiderohet se ka pasur një rritje të interesimit të huaj. “Krejt këto aktivitete ne presim që do t’i joshin investitorët e huaj për të investuar në Kosovë dhe një rezultat konkret. Dhe të ketë ndikim në rritjen e eksportit të mallrave kosovare në shtetet e jashtme”, tha Hasani. Në konferencë u theksua se dukuritë e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndikojnë negativisht në joshjen e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovës, por nga ana tjetër vendosshmëria për të luftuar këto dukuri nga a e institucioneve të vendit sigurisht që do të kontribuojë në tejkalimin e gjendjes së tanishme dhe krijimin e kushteve për sigurinë dhe garancinë e investimeve të huaja në vend.
- Gjobitet “Sharrcem” me 15 mijë euro
- BB, 32 milionë dollarë për energjetikën
- Në “Llamkos” investohen edhe 30 milionë euro
- BSPK-ja kundër shtrenjtimit të rrymës
- Vetëm dy ofertues për likuidimin e NSH-ve
- Rikthehet orari i rregull i fluturimeve
- FMN-ja nuk është njoftuar për pakon e re fiskale
- Master-plani për Brezovicën, me 3000 vende pune
- Ushqimi i sigurt
- Kosova, model i keq i menaxhimit të tokës
- Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike
- Garanci për ushqimet “Made in Kosova”
- Qeveria ndan 1 milion euro për reklamë në CNN
- Qeveria josh bizneset e diasporës
- Raporti për tokën e alarmon OEK-un
- 478 të akuzuar për korrupsion
- Moti i keq, vështirësohet qarkullimi
- Kryeqyteti pa ngrohje, vonohet mazuti
- Reagime pas njoftimeve për raportin e tokës
- Konkursi për kryeshef të PTK-së drejt anulimit




ad_d.jpg)


Komente