description

Nisin Javët e Biznesit Kombëtar

Publikuar: E mërkure 15 Shkurt 2012, 18:52 0 Komente

Krerët e Aleancës Kosovare të Bizneseve, në bashkëpunim me komunën e Bujanovcit dhe Preshevës dhe me synim të rritjes së vetëdijes të popullatës mbarëshqiptare për të konsumuar produkte që mbajnë vulën si prodhim vendor, të mërkurën në selinë e AKB-së kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh edhe lansimin e projektit “Javët e Biznesit Kombëtar”, e që parashihet të realizohet nga 17 shkurti deri më 28 nëntor. Me këtë rast, para medieve organizatorët e “Javës së Biznesit Kombëtar” shprehen optimistë se ky projekt, i cili fillon nga 17 shkurti, dita e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe vazhdon deri më 28 nëntor, në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, do të sjellë një vetëdijesim më të madh të qytetarët shqiptarë për të konsumuar më shumë produktet vendore. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, bëri të ditur se aktivitetet e këtij projekti do të shtrihen në gjithë hapësirat shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. “Qëllimi i Javëve të Biznesit Kombëtar, kjo nismë është vetëdijesimi më i madh i qytetarëve mbarëshqiptarë se prodhimet vendore janë shumë cilësore dhe këto prodhime duhet të vlerësohen nga konsumatorët shqiptarë dhe konsumatorët të tjerë që janë mbi 7 milionë. Rritja e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë, Preshevës, Bujanocit dhe më gjerë, tenton të rritë shkëmbimet tregtare, pa barriera dhe kjo do të thotë që të prodhojmë më shumë, të eksportojmë më shumë dhe të konsumojmë më shumë prodhime vendore”, ka thënë Shahini.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve