OEK-u inkurajon biznesin vendor
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtorë, të premten pasdite vizitoi biznesin privat, "RSM Company", me seli në Prishtinë, që merret me prodhimin e sinjalistikës dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Pronari i kompanisë në fjalë, z. Agim Kola e shprehu gatishmërinë e tij që edhe në të ardhmen të jetë i gatshëm për investime të mëtutjeshme me të vetmin qëllim, që investimet në infrastrukturën e Kosovës ta kenë një mirëmbajtje dhe sinjalistika siç e kërkojnë standardet ndërkombëtare. Ai tha se deri më tani ka të punësuar afro 100 veta dhe ka kryer investime prej një milion e gjysmë eurove. Ai ka njoftuar se fabrika posedon teknologji mjaft të sofistikuar dhe prodhimet e tyre janë mjaft të kërkuara, qoftë në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Sipas Kolës, tashmë prodhimet e kompanisë RSM janë të shfrytëzuara edhe në auto-rrugën e kombit, qoftë në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë, që është një tregues dhe dëshmi se bëhet fjalë për prodhime të kualitetit të lartë dhe shfrytëzimit të lëndës së parë më të shtrenjtë dhe më cilësore. Kryetari, z. Gërxhaliu theksoi se sa më tepër që po i viziton kompanitë vendore, po bindet në një dinamik mjaft të madhe të sektorit privat me inovacione, investime të qëlluara, standardizim të prodhimit, që mund të jetë konkurrent kudo dhe kontribut inkurajues për buxhetin e Kosovës dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Gërxhaliu tha se ishte i befasuar me teknologjinë e avancuar që posedon kompania në fjalë, por edhe i shqetësuar për ambientin e pavolitshëm biznesor për prodhuesit vendorë dhe theksoi se duhet bërë çmos që procedurat tenderuese në Kosovë të jenë në favor dhe funksion të zhvillimit vendor e jo të stimulohet punësimi dhe rritja e prodhimit në vendet e rajonit e me gjerë në kurriz të taksapaguesve vendorë. Sipas kryetarit të OEK-ut, Gërxhaliu, "një investim dhe një teknologji çfarë është bërë në “RSM Compani” është mëkat ekonomik për Kosovën dhe të mos jetë i shfrytëzuar, sidomos tani kur infrastruktura në Kosovë ka marrë kahun e vet zhvillimor dhe nevoja për këto produkte është në rritje e sipër”.
- Krasniqi i kërkon “Ferronikelit” ta parandalojë ndotjen
- ATK-ja inkason 48,5 milionë euro
- Kundërshtohet privatizimi i KEK-ut
- Bujqit edhe sivjet të pafavorizuar nga bankat
- Raporti për tokën, pjesë e luftës speciale
- 14 milionë euro deficiti tregtar me Serbinë
- Raporti dëmtoi prodhuesit
- Gjykata Supreme konfirmon vendimin e Qeverisë për zhavorin
- Vetëm reklamat nuk i sjellin investitorët
- Në prill hapet tenderi për privatizimin e PTK-së
- 8 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve
- “Bild”, dëbojeni Greqinë nga euroja
- “Brezovica” nuk privatizohet as sivjet
- Rreth 3000 biznese të reja për 4 vjet
- Politikanët, rreth korrupsionit të përbashkuar
- Nisin Javët e Biznesit Kombëtar
- Qeveria ndihmon Termokosin me tre milionë euro
- Barna me afat të skaduar, në Shtëpinë e Pensionistëve
- Planifikohen qendra të mëdha për produktet bujqësore
- SHBA-ja ndan 36 milionë dollarë për Kosovën




ad_d.jpg)


Komente