OEK-u kundër monopoleve në arkat fiskale
“OEK-u ka qenë gjithmonë kundër monopoleve. Nuk është e vërtetë që e kemi përkrahur kompanitë ekzistuese. Në fund të fundit, ne as që i kemi thënë kujt, e as nuk është në kompetencën tonë që këto kompani të përzgjidhen si implementues të projektit. Ky është një obligim i MEF-it dhe ATK-së, prandaj në këtë pikë, ne jemi ata që e përkrahim procesin dhe bëjmë çmos në vetëdijesimin e biznesit në përkrahjen e këtij proces”, thotë në intervistën për “Kosova Sot” Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.Gërxhaliu thotë se është e vërtetë që OEK-u është si një urë që lidh apo do t’i bartë problemet e komunitetit të biznesit të cilat duhet t’i adresojë në institucione vendore apo në Qeverinë e Kosovës. Çelësi i suksesit në këtë drejtim pa mëdyshje është partneriteti dhe komunikimi. Besoj që jemi në rrugë të mbarë që të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet biznesi t’i adresojmë. Ç’është e vërteta ne kemi një partneritet të mirëfilltë, i cili ka vetëm një qëllim, shtyrjen përpara të proceseve dhe zhvillimit ekonomik, mjafton t’i përmend velëm disa fakte që kanë ndodhur muajin e fundit. Ju e dini që komuniteti i biznesit është ankuar me një Udhëzim Administrativ nga MTPT-ja për ndalimin e qarkullimit të kamionëve me peshë ë madhe dhe ne përmes një bashkëpunimi të ngushtë me ministrinë e transportit kemi arritur që këtë problem ta minimizojmë, apo ta eliminojmë. Hapi i dytë ka qenë shqetësimi i komunitetit të biznesit për importin e mazutit, ku bizneset prodhuese te ne e kanë ë domosdoshëm këtë artikull, dhe ne edhe në këtë shqetësim të bizneseve kemi gjetur gjuhë të përbashkët. Ne edhe këtë problem e kemi tejkaluar me të vetmin qëllim që të përkrahet sektori prodhues. Këto janë vetëm disa raste nga shumë raste që OEK-u në mënyrë të drejtpërdrejtë i bartë dhe i dialogun me institucionet vendore. Nuk është gjithmonë e mundur që problemet të zgjidhen ‘ad hoc’, por besoj se me një bashkëpunim të mirëfilltë siç e meriton komuniteti i biznesit do të ja dalim që shumicën e problemeve të komunitetit të biznesit t’i zgjedhim dhe të jemi në dispozicion të përbashkët drejt forcimit të sektorit privat, sidomos sektorit prodhues, si dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. "Thënë të drejtën unë kam pasur fat që në këtë mandat kam trashëguar një dokument të një rëndësie të veçantë i cili është ‘Strategjia e OEK-ut për vitin 2009-2013, i hartuar në bashkëpunim me partnerët tanë nga Gjermania dhe Austria. Është një ndër institucionet e vetme që ka një strategji apo plan veprim konkret dhe e dimë se ku jemi, e ku dëshirojmë të shkojmë. Ajo që do të shtohet në këtë drejtim, do të jetë një qasje kreative në mbrojtjen e interesave të biznesit, në promovimin e vlerave të Kosovës si parakusht i promovimit të investimeve të Kosovës, përkrahjen e NVM-ve të Kosovës, investime në sistemin e edukimit apo në trajnime profesionale si pjesë e internacionalizimit të ndërmarrësisë kosovare dhe kuptohet një angazhim bazik në fillimin e implementimit të marrëveshjes CEFTA, e cila është nj marrëveshje shumë e rëndësishme nëse nga ngjyrimi politik merr konotacionin e duhur, apo qëllimin primar ekonomik", thotë ndër të tjera Gërxhaliu për “Kosova sot”.
- Gjobitet “Sharrcem” me 15 mijë euro
- BB, 32 milionë dollarë për energjetikën
- Në “Llamkos” investohen edhe 30 milionë euro
- BSPK-ja kundër shtrenjtimit të rrymës
- Vetëm dy ofertues për likuidimin e NSH-ve
- Rikthehet orari i rregull i fluturimeve
- FMN-ja nuk është njoftuar për pakon e re fiskale
- Master-plani për Brezovicën, me 3000 vende pune
- Ushqimi i sigurt
- Kosova, model i keq i menaxhimit të tokës
- Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike
- Garanci për ushqimet “Made in Kosova”
- Qeveria ndan 1 milion euro për reklamë në CNN
- Qeveria josh bizneset e diasporës
- Raporti për tokën e alarmon OEK-un
- 478 të akuzuar për korrupsion
- Moti i keq, vështirësohet qarkullimi
- Kryeqyteti pa ngrohje, vonohet mazuti
- Reagime pas njoftimeve për raportin e tokës
- Konkursi për kryeshef të PTK-së drejt anulimit




ad_d.jpg)


Komente