Operatorët ilegalë sfidojnë ART-në
Para disa muajve ART-ja ndërmori një aksion për defunksionalizimin e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile nga vendet fqinje, mirëpo mos-vazhdimi i këtij aksioni ka bërë që sinjali i operatorëve të huaj të rikthehet përsëri në enklavat serbe dhe në Veriun e Kosovës. Paralelisht me neutralizimin e pjesshëm të tyre, nga serbët minoritarë ishte dëmtuar edhe infrastruktura e operatorëve të licencuar që operojnë në Kosovë ‘Vala’ dhe ‘Ipko’.
Sinjalet nuk janë neutralizuar
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Ekrem Hoxha, tha për ‘Kosova sot’, se aksioni për neutralizimin e aktiviteteve të operatorëve ilegalë mbetet i hapur dhe do të vazhdojë deri në përmbylljen e plotë, përfshirë këtu edhe masën tashme të aplikuar, sekuestrimin e të gjitha pajisjeve telekomunikuese të këtyre operatorëve. “ART-ja në vazhdimësi e në veçanti pas skadimit të moratoriumit, ka intensifikuar punën në terren, së bashku me agjencinë e zbatimit të ligjit, duke bërë matjet dhe inspektimet e nevojshme për të identifikuar të gjitha lokacionet ku janë të stacionuara antenat dhe pajisjet përcjellëse telekomunikuese të operatoreve ilegalë. Deri tash, më saktësisht deri më 30 gusht, 2010 janë verifikuar 23 stacione të vendosura në 21 lokacione të tilla, gjithandej territorit të Republikës së Kosovës, përjashtuar pjesën Veriore të territorit ku ende jemi në fazën e grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave” tha Hoxha.
Kreu i ART-së, Hoxha, është shprehur se gjatë gjithë kësaj kohe ART-ja ka vazhduar të trajtojë kërkesa të natyrave të ndryshme nga palët me interes dhe ka intensifikuar aktivitetet koordinuese me faktorin vendor dhe ndërkombëtar me kompetenca në fushën e sigurisë. Ai thotë se e tëra kjo bëhet me qëllim të ofrimit të transparencës së plotë, eliminimit të perceptimeve të ndryshme, “përfshirë këtu edhe perceptimet e krijuara mbi presionet në proces. E tëra kjo shkon në funksion të lehtësimit të përmbylljes së aksionit dhe mbylljes së temës së vazhdimit të funksionimit të operatoreve ilegalë mobil në territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai. Aksionet e ART-së të ndërmarra muaj më parë nuk kanë arritur të neutralizojnë sinjalin e operatorëve ilegalë të vendeve fqinje, si: “Mobitel”, “VIP”, “Telenor”, e ndonjë tjetër.
Humbjet do të jenë edhe më të mëdha sesa evazioni fiskal, që i shkaktohet buxhetit të Kosovës për çdo muaj. Sipas një burimi të ‘Kosova sot’, humbja më e madhe do t’i bëhet PTK-së, me rastin e privatizimit. Këshilltarët e transaksionit për privatizimin e PTK-së i kanë rekomanduar Qeverisë, se korporata më fitimprurëse e vendit do të zhvleftësohet shumë nëse këta operatorë vazhdojnë të operojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës. Paramendoni se sa peshojnë në afarizmin e një kompanie më shumë ose më pak se 200 mijë konsumatorë. Deri tani aksionet e Qeverisë apo ART-së, në këtë drejtim nuk kanë dhënë efektin e dëshiruar. Sinjali i këtyre operatorëve është rikthyer, sepse ART-ja ka marrë një iniciativë të mirë, por nuk e ka quar deri në fund”, thotë burimi.
- Subvencione për kamatat e kredive bujqësore
- Urgjencë për vende të reja pune
- Jahjaga: Kosova ka resurse të rëndësishme
- 181 milionë euro mallra u importuan nga Shqipëria
- KEK-u në hall
- Zv.kryeministri Pacolli negocion blerjen e hotelit “Grand”
- Ulen pagat në PTK, 7 milionë euro kursim
- AAK-ja mirëpret shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë
- Kosova mbërthehet nga bora dhe moti i lig
- Më 10 shkurt shpallet kompania likuiduese
- Kilovatët në Kosovë, më të shtrenjtit në rajon
- Vështirësohet qarkullimi, shumë aksidente në trafik
- Dy aeroplanë nga Kosova bëjnë ulje të detyruar në Shqipëri
- KEK-u shpall gjendje të jashtëzakonshme
- Të rehabilitohet TEC B, të ndërtohet “Kosova e Re”
- Menxhiqi e padit sërish Komunën e Prishtinës
- Dell: Kosova të punojë për përmirësimin e imazhit
- USAID-i mbështet 18 ndërmarrës të rinj
- Posta lanson “Flakadanët e lirisë”
- Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra



ad_d.jpg)


Komente