Paralajmërohet ndëshkimi i kompanive
Përmirësimi i Ligjit për masat mbrojtëse dhe ligjit antidumping Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do t’i hapë rrugë ligjore për ndëshkimin e kompanive të cilat aplikojnë në tregun tonë çmimet dumping. Por, sipas përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, bizneset kosovare nuk janë në dijeni që ekziston Ligji antidumping. Për këtë autoritetet e vendit duhet të mbajnë takime të shpeshta me biznese, në mënyrë që ata të njoftohen për të drejtat e tyre. Arta Istrefi, këshilltare për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se hapat që do të duhej të ndërmerren sa i përket dumpingut varen më tepër nga komuniteti i biznesit, përkatësisht prodhuesit që rrezikohen nga çmimet dumping. “Me qëllim të parandalimit të këtij rreziku, bizneset duhet të parashtrojnë kërkesat e tyre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Pastaj, MTI-ja, përmes komisionit i cili është përgjegjës për zbatimin e Ligjit antidumping hulumton rastin dhe nëse vërtetohet se ekziston dumpingu atëherë ndërmerren hapa konkretë në drejtim të eliminimit të dumpingut”, ka thënë Istrefi.
Shahini: Ligji nuk shfrytëzohet nga bizneset
Përfaqësues të komunitetit të bizneseve thonë se, edhe pse ekziston ligji, ai nuk shfrytëzohet pothuajse aspak nga bizneset. Sipas Agim Shahinit, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, arsyet pse bizneset nuk janë të njoftuara janë të natyrave të ndryshme, sepse bizneset nuk kanë shumë njohuri rreth këtij ligji, nuk dinë të reagojnë dhe nuk dinë të shfrytëzojnë mundësitë ligjore. Por, Shanini për këtë dukuri thotë se fajin e ka edhe niveli qendror, i cili duhet ta promovojë ligjin në mënyrë që bizneset të dinë se ku të ankohen. “Ky nuk është faji i askujt, përpos faji ynë si biznese dhe i përfaqësuesve të bizneseve, por edhe Qeveria duhet që më shumë të mbështet përfaqësuesit e biznesit që të kemi sa më shumë takime”, tha Shahini. Sipas tij, komuniteti i biznesit për herë të parë javën e kaluar ka pasur një takim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për të dhënë edhe një herë argumente apo për të dhënë shpjegime rreth këtij ligji. “Prandaj, bizneset duhet të paraqesin ato produkte që i pengojnë ata, si dhe në çfarë kohe dhe ne të marrim masa në MTI për t’i realizuar kërkesat e tyre, sepse bizneset shpesh janë të fokusuara vetëm me deklarata publike, por jo edhe me shkresa zyrtare”, theksoi Shahini. Ai thotë se në AKB deri sot nuk ka pasur ankesa nga bizneset. “Ne nuk kemi pasur ndonjë rast që është ankuar ndonjë biznes për ndonjë produkt të veçantë, ne nuk jemi të informuar drejtpërsëdrejti nga bizneset, përveç atyre deklaratave publike që i kanë bërë disa biznese”, theksoi Shahini. Ai i fton të gjithë prodhuesit dhe bizneset që hasin në këtë dukuri që t’i paraqesin ato në AKB, por edhe në MTI.
Prodhuesi i dëmtuar
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë thonë se ka pasur raste kur prodhuesit vendorë janë dëmtuar nga çmimet dumping. Arta Istrefi, këshilltare për media në MTI, tregon se ka pasur raste kur bizneset janë ankuar.“Po, sigurisht që ka pasur raste kur prodhuesit tanë apo sektorë të caktuar të industrisë janë dëmtuar nga çmimet dumping, mirëpo tani me krijimin e bazës ligjore (Ligjit për masat mbrojtëse dhe ligjit antidumping), e cila pritet të përmirësohet sivjet, janë krijuar parakushtet ku palët e dëmtuar mund të kërkojnë veprime konkrete nga autoritetet e MTI-së”, tha Istrefi. Ajo ka treguar një shembull konkret të një kompanie, e cila është ankuar në MTI dhe pas ankesës janë vendosur çmimet referente.“Si shembull konkret i aplikimit të Ligjit për antidumping është kompania për përpunim dhe shitje të mishit të pulës “Konsoni”, e cila ka paraqitur se mishi i pulës nga disa prodhues në Slloveni është shitur në Kosovë me çmim i cili ka nxitur dyshime”, tha Istrefi. Ajo shtoi se, pas vlerësimit të tregut dhe krahasimit të çmimeve është vendosur çmimi referent, i cili ka rritur bazën doganore të atyre importeve me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendor.
- Krasniqi i kërkon “Ferronikelit” ta parandalojë ndotjen
- ATK-ja inkason 48,5 milionë euro
- Kundërshtohet privatizimi i KEK-ut
- Bujqit edhe sivjet të pafavorizuar nga bankat
- Raporti për tokën, pjesë e luftës speciale
- 14 milionë euro deficiti tregtar me Serbinë
- Raporti dëmtoi prodhuesit
- Gjykata Supreme konfirmon vendimin e Qeverisë për zhavorin
- Vetëm reklamat nuk i sjellin investitorët
- Në prill hapet tenderi për privatizimin e PTK-së
- 8 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve
- “Bild”, dëbojeni Greqinë nga euroja
- “Brezovica” nuk privatizohet as sivjet
- Rreth 3000 biznese të reja për 4 vjet
- Politikanët, rreth korrupsionit të përbashkuar
- Nisin Javët e Biznesit Kombëtar
- Qeveria ndihmon Termokosin me tre milionë euro
- Barna me afat të skaduar, në Shtëpinë e Pensionistëve
- Planifikohen qendra të mëdha për produktet bujqësore
- SHBA-ja ndan 36 milionë dollarë për Kosovën




ad_d.jpg)


Komente