description

Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra

Publikuar: E marte 31 Janar 2012, 13:14 0 Komente

Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore në Zvicër ka reaguar ndaj deklarimeve të avokatëve të cilët operojnë me deklarata të rreme dhe shikojnë vetëm interesin e tyre dhe informojnë me qëllim gabimisht pensionistët kosovarë. Sipas Zyrës Federale të Zvicrës nuk është e vërtetë se në bazë të ligjeve aktuale kontributet e pensionistëve kosovarë mund të humben krejtësisht, në rast se deri më 1 prill 2015 nuk arrihet të realizohet një marrëveshje e re në mes të Zvicrës dhe Kosovës,raporton albinfo.ch. Zyra Federale për Sigurimet Shqoqërore, ka sqaruar edhe një herë se kontributet (përfitimet) mund të humben vetëm në rast se personat e prekur nuk e kërkojnë kthimin e tyre në periudhën deri në pesë vjet pas arritjes së moshës së pensionimit (mosha e pensionimit për femra është 64, ndërsa për meshkuj 65 vjeç), ose deri në 5 vjet pas vdekjes së një personi, në rast se ekziston e drejta për pension të trashëgimisë (pensioni për të vejat,vejanët ose për bonjakët). ”Këto informacione Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV) i ka shpërndarë në internet (krahaso udhëzimin në fund të dokumentit) në fillim të vitit 2010 dhe ato u janë dhënë personave të cilët kërkonin kthimin e kontributeve”, thuhet në sqarimin e Zyrës Federale për Sigurime Shoqërore.

”Duke marrë këto informacione të interesuarit edhe një herë duhet të vërtetojnë shprehimisht se ata vazhdojnë të kërkojnë kthimin e kontributeve. Avokatët ose të vetëquajturit ”këshilltarë”, të cilët operojnë me këso deklaratash të rreme, shikojnë vetëm interesin e tyre dhe informojnë me qëllim gabimisht”, thuhet në sqarimin e Zyrës Federale për Sugurime Shoqërore. Një reagim i tillë i Zyrës Federale të Zvicrës vjen pas deklarimeve në media të avokatëve kosovarë se shumica e pensionistëve po i tërheqin kontributet e tyre nga Zvicra, me sqarimin e tyre se atë nuk mund ta bëjnë pas 1 prillit të vitit 2015, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje e re Zvicër-Kosovë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve