Planifikohen qendra të mëdha për produktet bujqësore
Tregu vendor qëndron në varshmëri të madhe nga importi, veçanërisht në këtë periudhë kohore dhe në muajt e fundit të vitit. Ndërsa, në sezonin e verës importi i produkteve bujqësore pëson dukshëm rënie, ngase në prodhimtarinë bimore kemi edhe hiper-prodhimtari. Kështu thonë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë. Adil Behramaj,zëdhënës në MBPZHR tha se në sektorin e hortikulturës në verë fillon vjelja dhe ne përveç që i plotësojmë nevojat konsumuese të brendshme me shumicën e kulturave bujqësore, kemi potencial të madh edhe eksportues në këta muaj. Në mënyrë specifike, më keq qëndrojmë në pemëtari dhe në prodhimtarinë blegtorale, përkatësisht në nën-sektorin e mishit. “Neve na mungojnë të dhënat e sakta nga terreni, por në sezonin e verës llogaritet që me prodhimtarinë primare arrijmë t’i plotësojmë rreth 80 për qind të nevojave të brendshme me shumicën e kulturave bujqësore që kultivohen tek ne. Por, në muajt e tjerë ne ballafaqohemi me dukurinë e rrallësisë së produkteve bujqësore në treg dhe në masë të madhe rritet shkalla e importit të këtyre produkteve. Këtu qëndron edhe fokusi ynë në këtë fazë zhvillimore”, nënvizoi Behramaj. Ai tha se vetëm gjatë këtij viti, “me investimet tona kemi ngritur rreth 312 hektarë sipërfaqe të reja me pemishte, vreshta dhe perime në serra dhe rreth 216 hektarëve të tjerë ua kemi rregulluar infrastrukturën përcjellëse. Sipas tij, ashtu “me investimet tona kapitale nën ujitje kemi përfshirë edhe 9803 hektarë tokë bujqësore dhe kjo ndikon drejtpërdrejt edhe në rritjen e rendimenteve”. Prioritet për ministrinë është krijimi i mundësive për të realizuar vjelje të hershme dhe për këtë investimet për perimekulturën janë fokusuar në serra dhe në prodhimin e hershëm të fidanëve, me qëllim që fermerët tanë të arrijnë të dalin në treg sa më herët me prodhimet e tyre, si dhe prioritet për ne është edhe rritja e qëndrueshmërisë dhe zgjatja e prodhimtarisë sezonale për furnizimin e tregut. “Për të ndikuar në rritjen e qëndrueshmërisë dhe në zgjatjen e jetës së prodhimeve tona, ne sivjet do të ndërtojmë edhe qendra të mëdha për grumbullim, ruajtje dhe klasifikim të produkteve bujqësore”, tha Behramaj.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente