Qeveria josh bizneset e diasporës
Zyrtarë institucionesh dhe ekspertë ekonomie thonë se ligjet aktuale kosovare në fuqi po i nxisin investimet e huaja në veçanti ato të mërgimtarëve tanë. Sipas tyre Qeveria kosovare po joshë dhe po i inkurajojnë mërgimtarët tanë që të investojnë në Kosovë. Ndërkohë, për çfarë hapash janë duke ndërmarrë qeveritarët tanë përkatësisht Ministria e Diasporës që mërgimtarët tanë të investojnë në Kosovë, ka dhënë më tepër hollësi zëdhënësi i kësaj ministrie, Xhevdet Sfarça. Ai tha se ligjet, të cilat janë të aplikueshme në Kosovë kanë për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve të huaja në Kosovë, duke iu ofruar investitorëve, në veçanti mërgimtarëve tanë, të drejta dhe garancinë themelore se investimet e tyre do të mbrohen dhe do të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe në pajtim të plotë me parimin e sundimit të ligjit dhe standardet e pranuara ndërkombëtare. "Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i kushtuar vëmendje të veçantë politikave investuese, tregtare dhe fiskale. Kosova tashmë ka hequr shumicën e barrierave afariste. Janë krijuar lehtësira për regjistrimin e bizneseve, si dhe është përafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian. Njëkohësisht, ekziston një standard liberal tregtar, taksa të favorshme, stabilitet ekonomik dhe qëndrueshmëri e sistemit bankar”, u shpreh ai. Ministri i Ministrisë së Diasporës, Ibrahim Makolli, vlerësoi se vendi ynë ka kapacitete të mjaftueshme për investime, ndërkaq qeveria do të punojë edhe më tutje për përmirësimin e mjedisit dhe krijimin e kushteve sa më të favorshme për mërgimtarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, potencoi nevojat që i ka Kosova për investime në fushën e energjisë, por edhe në fusha tjera. Përveç kapitalit ekonomik, diaspora, sipas Ministrit Beqaj, ka edhe një kapital shumë të madh, që është ai human, i cili do të mund të jepte një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Ministri Beqaj, tha se, remitancat që dërgojnë mërgimtarët tanë nuk duhet parë si mundësi investimi, por qeveria po punon që atyre tu krijohen lehtësira për investime të reja në Kosovë.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente