Qeveria ndihmon Termokosin me tre milionë euro
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik gjatë këtij viti do të subvencionojë “Termokosin” me 3 milionë euro, thuhet në njoftimin për medie të MZHE-së. Pavarësisht se bëhet fjalë për ndërmarrje publike, në pronësi të Komunës së Prishtinës, Termokos edhe gjatë vitit të kaluar, nga Qeveria e Kosovës ka marrë subvencione në vlerë prej 1 525 000 euro, prej të cilave, para vitit të ri, në kohën kur kanë filluar ngricat, janë paguar 904 000 euro.
“Nga mjetet e ndara për vitin 2012 më 13 shkurt në llogarinë e Termokos-it janë bartur 1 463 000 euro, ndërsa deri në fund të këtij muaji do të paguhen 540 000 euro. Do të thotë se subvencionet vetëm në këtë muaj arrijnë shumën prej 2 milionë eurosh”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Pjesa tjetër e subvencionit për Termokos në shumën prej 1 milion euro do të paguhet në vjeshtën e këtij viti. Referuar shënimeve të dhëna nga MXHE, subvencionet nga buxheti i Republikës së Kosovës për këtë kompani në këtë viti janë rritur 100 për qind.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente