Raporti dëmtoi prodhuesit
Shqetësimet e tyre për akuzat se toka e Kosovës është e helmuar deri tash i kanë shprehur përfaqësuesit e shumë institucioneve të Kosovës, duke i hedhur ato si të pabaza e të paargumentuara. Pas diskutimeve që janë bërë javën e shkuar në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, të hënën për këtë çështje është debatuar edhe në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari Mjedis e Planifikim Hapësinor. Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, ka kritikuar edhe disa media kosovare që dolën me tituj bombastikë. Në mbledhje ishte edhe ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerand Stavileci, që diskutoi lidhur me Raportin e ELUP-it, (Projekti për mbështetje e përdorim të tokës), sipas të cilit toka bujqësore në Kosovë është e kontaminuar. Anëtarët e Komisionit kanë shfaqur shqetësimin e tyre lidhur përmbajtjen e këtij raporti. Hasani, duke vënë në pah pasaktësinë e raportit, solli të dhënat e siguruar nga prodhuesit, fakte këto që përmbanin vulën doganore nga Pika kufitare e Vërmicës dhe Instituti i Analizave të Malit të Zi. Sipas këtyre raporteve, të gjeturat minerare në produkte janë 0.01 për qind, ndërsa norma e lejuar është 0.10 për qind për plumbin dhe metalet e tjera. Sipas këtij raporti, vijoi Hasani, niveli i ndotjes është dhjetë herë më i ulët sesa normat e lejuara, fakte këto të paraqitura krejtësisht ndryshe në raportin e bërë publik nga ELUP-i. Qëndrim kritik ndaj raportit të ELUP-it paraqiti edhe ministri Stavileci. "Rezultatet dhe konkludimet nuk përkojnë me njërin-tjetrin", tha ai. Ministri Stavileci foli edhe për dëmet që i ka sjellë raporti, veçanërisht prodhuesve dhe fermerëve. Ky raport, tha ai, u ka sjellë dëme potenciale prodhuesve tanë, në kohën kur të gjitha kulturat bujqësore kanë rritur nivelin e prodhimtarisë. Se toka është e ndotur në disa zona nën ndikimin minerarë është e kuptueshme, vijoi ministri, dhe me këtë rast përmendi tokat bujqësore rreth kombinatit metalurgjik "Trepça", "Ferronikelit" dhe "Shar Cemit".
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente