description

Raporti për tokën e alarmon OEK-un

Publikuar: E marte 7 Shkurt 2012, 20:40 0 Komente

Oda Ekonomike e Kosovës në emër të 15.000 ndërmarrjeve anëtare shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me raportet që i cilëson joprofesionale mediale për gjendjen e tokës bujqësore në Kosovë, të bazuara në një raport po ashtu joprofesional sipas OEK-ut të projektit “EULUP”. Ky raport e cilëson tokën bujqësore të helmuar dhe me rrezik për kultivim të kulturave të ndryshme bujqësore. Toka si një input i rëndësishëm në zinxhirin prodhues dhe kultivues të shumë produkteve reflektohet në masë të madhe në cilësinë e produkteve finale, prandaj raporti i fundit bie ndesh me realitetin e 3 vjetëve të fundit, ku prodhuesit kosovar kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në eksportimin e produkteve bujqësore cilësore në të gjitha tregjet e rajonit dhe BE-së, të certifikuar me të gjitha standardet ndërkombëtare për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit përfshirë edhe “Global Gap” dhe “HACCP”. Një raport profesional kërkon vlerësimet e laboratorëve, argumentet shkencore, hipotezat e verifikuara dhe rekomandimet konkrete. “Raporti i projektit “EULUP”, nuk e plotëson asnjërin nga këto kritere dhe si i tillë nuk i kontribuon përmirësimit të gjendjes aktuale, por vetëm dëmtimit të imazhit të Kosovës që në masë të madhe është dëmtuar me vite nga raporte “ndërkombëtare” të bazuara në percepcion e jo në argumente. Kosova ka nevojë për një analizë gjithëpërfshirës të ndotjes së ambientit dhe në konform të saj të marr masa radikale për reduktim të ndotjes, mirëpo kjo të mos shërbejë të lëshohen informata alarmuese dhe shkatërruese për ekonominë e vendit”, thuhet në reagimin e OEK-ut. “Është shqetësuese që në këtë raport janë atakuar mu ato produkte në të cilat është investuar më së shumti në transferin e teknologjisë, sistemit “know –how”, përvojat më të avancuara evropiane dhe këto produkte kanë filluar të promovojnë vlerat e Kosovës, përmirësimin e imazhit, efekt pozitiv ekonomik dhe inkurajues për sektorin e bujqësisë. OEK-u përkrah MBPZHR-në, MAPH-në dhe Komisionin Evropian në adresimin e drejtë dhe gjithëpërfshirës të kësaj çështjeje, bazuar në ekspertizë shkencore”, thuhet në reagim.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve