Raporti për tokën, pjesë e luftës speciale
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se raporti mbi ndotjen e tokës në Kosovë i punuar nga një institut është pjesë e luftës speciale kundër Kosovës. Duke folur në hapje të debatit “Kontaminimi i tokave bujqësore të Kosovës”, kreu i OEK-ut tha se duhet pasur parasysh moton politike se heshtja është krim. Ai vlerësoi se prania e ministrit Stavileci dhe e gjithë pjesëmarrësve paraqet mbështetje morale si për OEK-un ashtu edhe sektorin privat në aspektin moral, që të mos e ndiejë veten se janë të lënë anash dhe të kuptohet se dezinformata të tilla nuk janë më të fuqishme se realiteti i cili do të argumentohet gjatë këtij debati. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, tha se duhet të diskutohet me gjuhën e fakteve dhe argumenteve mbi të vërtetën apo të pavërtetën e raportit, i cili ka bërë bujë ditëve të kaluara që nga momenti që është plasuar. “Më besoni se mjafton ta lexoni vetëm një herë dhe vetëm t’i shihni rezultatet dhe konkludimet përfundimtare dhe të shihni që ato nuk përkojnë njëra me tjetrën, e lëre më nëse këtë e shikojmë edhe me dioptrinë e ekspertit kur mund të vërehen shumë mangësi, që besoj në vijim do t’i thonë të tjerët”, u shpreh ministri Stavileci.
Prodhuesit kosovarë të certifikuar
Ministri Stavileci theksoi se ishte planifikuar që raporti në MBPZHR të prezantohet më 2 shkurt dhe ishte paraparë që deri më 8 shkurt të prezantohet publikisht, me qëllim që paraprakisht të diskutohen dilemat e jo që raporti të fshihet. Gjithashtu ishte planifikuar që të mbahet edhe takimi i këshillit drejtues të projektit, i cili akoma nuk është mbajtur për të dhënë dritën jeshile për botimin e raportit. Ministri Stavileci theksoi se prodhuesit vendorë të cilët janë eksportues kanë certifikatat ndërkombëtare të kualitetit, të cilat nuk është lehtë të fitohen. Produktet me këto certifikata u nënshtrohen kontrolleve të rregullta të kualitetit në vendet e BE-së. “Ju e dini se prodhuesit tanë eksportojnë në Itali, Gjermani, Austri dhe në vende të tjera. Me qëllim po i përmendi këto pasi duhet se sa të rrepta i kanë analizat dhe kërkesat për kualitet. Deri më tash asnjëherë nuk ka pasur asnjë fije dyshimi dhe dileme për produktet tona ushqimore, qofshin ato me prejardhje bimore apo shtazore”, tha ministri Stavileci. Edhe Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës , Gani Berisha nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Valdet Gjinovci , kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me argumente i hodhën poshtë vlerësimet e raportit për kontaminimin e tokës së Kosovës. Rezultatet e hulumtimeve dhe laboratorëve tanë dhe të kompanive të cilat i importojnë prodhimet tona tregojnë se prodhimet tona janë të nivelit të duhur të sigurisë dhe nuk mund të bëhet fjalë për kontaminimin e tokës së Kosovës, thanë Ismet Bojku nga ‘Devolli gruop’ dhe Halim Gjergjizi nga kompania ‘Pestova’.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente