Ratifikimi me BB-në, prova e katërt për Kuvendin
Në seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës, e para në sesionin e hershëm vjeshtor, pika e parë e rendit të punës, pas pyetjeve të zakonshme parlamentare, është paraparë të jetë ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore, raporton “Kosova Sot”. Ky dokument nuk ka arritur të ratifikohet në seancat e sesionit veror të legjislativit Kosovar, ndonjëherë për shkak të mungesë të numrit të vogël të deputetëve të pranishëm në seancë nga radhët e pozitës, e në një rast, pavarësisht numrit të mjaftueshëm, ajo nuk i ka marrë votat e nevojshme.
Pas një letre të drejtuar Kuvendit dhe kryesisë, nga kryeministri Thaçi, kryesia ka vendosur që në seancën e parë të këtij sesioni të provojë edhe një herë ratifikimin e këtij dokumenti. Kreu i Legjislativit, në mbledhjen e fundit të kryesisë, ka bërë përpjekje të marrë garanci nga grupet parlamentare të pozitës dhe opozitës, për sigurimin e votave pro, por gjasat janë shumë minimale që edhe këtë herë të kalohet ky dokument. Zyrtarët e dy partive politike në opozitë, AAK dhe LDD, i kanë deklaruar gazetës “Kosova Sot” se nuk kanë ndryshuar asgjë në qëndrimet e tyre kundër ratifikimit të marrëveshjes. Madje AAK-ja e ka kushtëzuar votën për në seancën e së hënës me rikthimin për shqyrtim të dytë në Kuvend të Strategjisë për Privatizimin e PTK-së. Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së nuk ndihet aq optimist që më në fund, në seancën e së hënës, Kuvendi t’i zbardhë fytyrën Qeverisë me kalimin e këtij dokumenti për të cilin nevojiten 80 vota për. “Ajo vazhdon të jetë problematike, ndonëse ne vendosëm ta fusim në rend dite në seancën e 6 shtatorit me jo pak skeps, se ajo mund të kalojë me 80 vota, dy të tretat.
- Gjobitet “Sharrcem” me 15 mijë euro
- BB, 32 milionë dollarë për energjetikën
- Në “Llamkos” investohen edhe 30 milionë euro
- BSPK-ja kundër shtrenjtimit të rrymës
- Vetëm dy ofertues për likuidimin e NSH-ve
- Rikthehet orari i rregull i fluturimeve
- FMN-ja nuk është njoftuar për pakon e re fiskale
- Master-plani për Brezovicën, me 3000 vende pune
- Ushqimi i sigurt
- Kosova, model i keq i menaxhimit të tokës
- Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike
- Garanci për ushqimet “Made in Kosova”
- Qeveria ndan 1 milion euro për reklamë në CNN
- Qeveria josh bizneset e diasporës
- Raporti për tokën e alarmon OEK-un
- 478 të akuzuar për korrupsion
- Moti i keq, vështirësohet qarkullimi
- Kryeqyteti pa ngrohje, vonohet mazuti
- Reagime pas njoftimeve për raportin e tokës
- Konkursi për kryeshef të PTK-së drejt anulimit




ad_d.jpg)


Komente