Reagime pas njoftimeve për raportin e tokës
Raporti i projektit “EULUP” i Komisionit Evropian, i cili e përkrah Ministrinë e Bujqësisë nëpërmjet implementimit të projektit “Mbështetje e mëtutjeshme në shfrytëzimin e tokës”, me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë, ka bërë edhe hulumtimin e përbërjes së tokave bujqësore me metale përreth zonave ku janë të përqendruara më shumë aktivitetet e industrisë së mineraleve. Në bazë të 1000 mostrave të marra nga tokat bujqësore në këto zona, sipas ekspertit ndërkombëtar Volfgang Spyra, pas biotesteve vetëm rreth 12% (123 mostra) kanë rezultuar me efekte negative në rritjen e bimës brassica sedativum në biotest (kjo bimë njihet si bima më e ndjeshme ndaj metaleve). Konstatimet e nxjerra rreth përqendrimit të metaleve në toka bujqësore u referohen vetëm vendeve ku janë marrë mostrat, përkatësisht përreth zonave ku ndërmarrje të ndryshme nxjerrin minerale dhe jo të gjitha tokave të punueshme, siç përshkruhet raporti nga gazetari, thuhet në reagim. Për më tepër, rezultatet e këtij raporti janë preliminare dhe askund nuk konkludohet se produktet bujqësore janë të rrezikshme, por rekomandohet të bëhen hulumtimet rreth ndotësve të mundshëm në produkte bujqësore që kultivohen afër këtyre zonave. Hulumtime të tilla janë bërë në shumicën e vendeve të rajonit dhe në disa prej këtyre vendeve, veçanërisht në Serbi dhe Kroaci, rezultatet e këtyre hulumtimeve kanë rezultuar se sasia e metaleve të rënda në tokat bujqësore është shumë më e lartë se sasia e metaleve që tani për tani supozohet se ekziston në këto zona të Kosovës.
Raporti është dorëzuar javën e kaluar nga implementuesit e këtij projekti dhe në një takim të përbashkët ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale që është mbajtur në objektin e MBPZHR-së, është vendosur që të krijohet një komitet ndërministror, i cili do t’i drejtojë hulumtimet e mëtutjeshme dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Apeli i Ministrisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural apelon te të gjitha mediumet që mos të përhapin panik në opinion duke iu referuar një raporti me konstatime që nuk kanë bazë shkencore, sepse toka bujqësore në Kosovë është një prej tokave me pjellorinë më të lartë në gadishullin ballkanik dhe rreth 80% e saj është e klasës 1-4, e cila njihet për bonitet shumë të lartë, që do të thotë se toka jonë bujqësore ka kapacitete të mbajtjes së ndotësve dhe nuk e lejojnë bartjen e tyre në zinxhirin ushqimor.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente