description

Rreth 3000 biznese të reja për 4 vjet

Publikuar: E shtune 18 Shkurt 2012, 13:48 0 Komente

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, katër vjet më parë, më 17 shkurt, në tërë vendin janë regjistruar edhe 2938 biznese të reja, kanë njoftuar zyrtarët e MTI-së, përgjegjës për regjistrimin e bizneseve në këtë ministri. Bajram Shala, zyrtar për koordinim, planifikim dhe komunikim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se në shënimet e kësaj ministrie që nga Pavarësia e Kosovës e deri më sot nuk është bërë ndarja e bizneseve, se a janë prodhuese apo shërbyese. Që nga paslufta e deri më sot, numri i bizneseve të regjistruara në MTI pati kaluar shifrën e më shumë se 100 mijë bizneseve, mirëpo kjo shifër për shkak të vështirësive të afarizmit si dhe falimentimeve të kompanive të regjistruara ka ndryshuar dhe vazhdon të ndryshojë nga viti në vit. Njoftimet e fundit na thonë se aktualisht kjo shifër është nën 100 mijë biznese që afarojnë në Kosovë. Sikurse zyrtarët e MTI-së, as ata të Aleancës Kosovare të Bizneseve, si dhe Oda ekonomike e Kosovës, nuk kanë ndonjë evidencë të saktë të numrit të kompanive që në Kosovë merren vetëm me sferat e prodhimit. Kryetari AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se është i vështirë klasifikimi i bizneseve, pasi edhe veprimtaritë e tyre që nga momenti i parë i regjistrimit e deri në një kohë të caktuar mund të ndryshojë shumë shpesh, varësisht nga afarizmi dhe rrjedha e tij. Kjo pasi ndërkohë një lloji të biznesit ose mund t’i ndryshohet ose mund t’i ndërrohet ndonjë sferë e veprimtarisë, andaj kjo e bën shumë të vështirë mbajtjen e shënimeve të sakta, se cilat janë bizneset që merren ekskluzivisht vetëm me veprimtaritë prodhuese apo edhe me shërbime të tjera dhe tregti.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve