Sivjet nuk shtrenjtohet energjia elektrike
Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës njoftuan të hënën se sivjet nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Znj.Syrmije Kika, koordinatore për medie në KEK, tha: “Aplikimi për tarifa për shërbimet e korporatës bëhet një herë në vit në ZRRE. Kjo nuk do të ndodhë sivjet, por vitin e ardhshëm rreth muajit mars". Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës rregullon operimin e KEK-ut. Sipas znj.Kika, aplikimi për tarifa nënkupton analizë të thuktë të çdo segmenti të punës në korporatë. “Aplikimi merr parasysh tarifat në fuqi dhe të arriturat vjetore të korporatës karshi obligimeve të korporatës për të performuar", tha ajo duke shtuar se është e pamundur të analizohen të arriturat e korporatës pa u mbyllur viti. Kjo duhet të presë vitin e ardhshëm. Sipas zyrtares për informim të KEK-ut, "në këtë fazë është që korporata nuk ka në fuqi tarifa që i mundësojnë KEK-ut të mbulojë shpenzimet e veta për operim". Fadil Ismajli, drejtor i KOST-it, tha se "nëse bëhet një krahasim në mes çmimeve aktuale që janë te ne në Kosovë dhe i krahasojmë me disa vende perëndimore, ato janë 5-6 herë më të lira se te ne”. Mirëpo sipas Ismajlit edhe "çmimet e tashme te ne janë dukshëm më të ulëta në rajon krahasuar me ato në Shqipëri Serbi,Mal të Zi etj". Sikur çmimi i energjisë mos të jetë i lirë, qytetarët tanë nuk do ta shfrytëzonin rrymën për ngrohje, është shprehur Ismajli. Ndërsa, znj. Adelina Murtezaj Bajrami, zyrtare për medie në Zyrën e Rregullatorit për Energji Elektrike tha se "çështja e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike nuk është çështje për ZRRE-së, por për këtë duhet pyetur KEK-un".
- Gjobitet “Sharrcem” me 15 mijë euro
- BB, 32 milionë dollarë për energjetikën
- Në “Llamkos” investohen edhe 30 milionë euro
- BSPK-ja kundër shtrenjtimit të rrymës
- Vetëm dy ofertues për likuidimin e NSH-ve
- Rikthehet orari i rregull i fluturimeve
- FMN-ja nuk është njoftuar për pakon e re fiskale
- Master-plani për Brezovicën, me 3000 vende pune
- Ushqimi i sigurt
- Kosova, model i keq i menaxhimit të tokës
- Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike
- Garanci për ushqimet “Made in Kosova”
- Qeveria ndan 1 milion euro për reklamë në CNN
- Qeveria josh bizneset e diasporës
- Raporti për tokën e alarmon OEK-un
- 478 të akuzuar për korrupsion
- Moti i keq, vështirësohet qarkullimi
- Kryeqyteti pa ngrohje, vonohet mazuti
- Reagime pas njoftimeve për raportin e tokës
- Konkursi për kryeshef të PTK-së drejt anulimit




ad_d.jpg)


Komente