Subvencione për kamatat e kredive bujqësore
Me gjithë mungesën e madhe të fondeve për investime në sferën e kredive për bujqësi, kah gjysma e këtij viti pritet të startohet me fondin garantues për kreditë bujqësore. Kështu ka njoftuar zyrtari Adil Behramaj, zëdhënës i MBPZHR-së. Ai tha se përmirësimi i aktivitetit ekonomik dhe aktivizimi i të gjitha burimeve për zhvillimin e këtij sektori është synimi ynë kryesor dhe se tani janë në proces të krijimit të një fondi garantues për kredi bujqësore, të cilin deri në mesin e vitit 2012 planifikojnë ta funksionalizojnë. “Për krijimin e këtij fondi, i cili bankave do t’u ofrohet si siguri bankare, ne e kemi përkrahjen edhe të USAID-it dhe tani së bashku me ekspertët e kësaj organizate, ne i kemi rifilluar përsëri negociatat me bankat për gjetjen e një modaliteti të përshtatshëm, i cili do të rezultonte me ulje të normave të interesit dhe me krijimin e kushteve më të mira për kredi bujqësore nga bankat. Për të mos e dëmtuar procesin e negociatave, detajet nuk mund t’i bëjmë publike në këtë kohë”, tha Behramaj. Në vazhdim Behramaj foli edhe për kreditë e lëshuara për sektorin e bujqësisë, që sipas tij vazhdojnë të përfaqësojnë një pjesë të vogël të kredive të përgjithshme. Pjesëmarrja e kredive të lëshuara nga të gjitha bankat për sektorin e bujqësisë në vitin 2010 ka qenë rreth 4 për qind e vlerës së përgjithshme të kredive. Këtë vit është edhe më e vogël pjesëmarrja e tyre, me vetëm 3,6 për qind. Nëse bankat vazhdojnë të praktikojnë kritere të rrepta si deri më tani dhe norma të larta të interesit, të cilat arrijnë edhe deri në 25 për qind, atëherë kjo pjesëmarrje do të jetë edhe më e vogël në vitin e ardhshëm. E, kjo përveç që po ndikon në kufizimin e potencialeve investuese në këtë sektor, po ndikon edhe në dekurajimin e fermerëve për të aplikuar për kredi. “Në takimet që kemi mbajtur me institucionet mikro dhe makro financiare në të kaluarën, na është thënë se risku i kthimit të mjeteve është shumë i madh në kredi bujqësore, prandaj edhe praktikojnë kritere dhe norma të tilla, por kjo nuk është shumë e qëndrueshme, sepse performanca e kthimit të mjeteve në kreditë bujqësore ka qenë më e mirë sesa në të gjitha kategoritë e tjera të kredive, me vetëm 3,3 për qind kredi joperformuese. Por, duhet të pranojmë se edhe specifikat që e karakterizojnë bujqësinë kosovare, si kontestet mbi të drejtat pronësore dhe mosorganizimet e fermave, si formë e bizneseve të rregullta me llogari-mbajtje, kanë përkeqësuar rrethanat e kreditimit dhe kanë rezultuar me kritere më të rrepta të kreditimit”, shpreh ai.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente