description

Tenderët, ndëshkime për shkelësit me ligjin e ri

Publikuar: E premte 3 Shtator 2010, 8:55 1 Komente

Raporti i progresit i viti të kaluar për Kosovën, nga shumë parregullsi të evidentuara, ka veçuar edhe aktivitetin e prokurimeve publike. Sipas raportit në të shumtën e rasteve dhënia e kontratave për prokurimet publike nuk bazohet në kriteret e paanshmërisë politike, objektivitetit dhe transparencës. Këto janë arsyet që kanë shtyer Komisionin Evropian të involvohet drejtpërdrejt përmes zyrës ndërlidhëse në Prishtinë, që të ndihmojë në amendamentimin e ligjit për prokurimet publike. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Pavlloviq, tha për ‘Kosova Sot” se Raporti i progresit i vitit 2009 kritikoi Ligjin e tanishëm të prokurimit publik, duke deklaruar se nuk është në një linjë me standardet evropiane. “Si rezultat i kësaj Komisioni Evropian financoi projektin ‘Mbështetje për reformën e prokurimit publik’ duke ofruar ndihmë në përgatitjen e një projektligji të ri për prokurimin publik. Projektligji i është dorëzuar Qeverisë më 1 korrik të vitit 2010, duke respektuar afatin e ngushtë të dhënë nga Qeveria. Projektligji tani i është dorëzuar Kuvendit”, tha znj. Pavlloviq. Ajo ka sqaruar se projekti i financuar nga BE-ja ‘Mbështetje për reformën e prokurimit publik’ ka filluar në muajin janar të vitit 2009, ka për qëllim ndihmën e zhvillimit të sistemit të prokurimit publik në Kosovë dhe që të sigurojë që sistemi të jetë në përputhshmëri dhe i modernizuar sipas standardeve të BE-së dhe të promovojë efikasitet dhe transparencë në përdorimin e fondeve publike. Ministri Besim Beqaj ka deklaruar për “Kosova Sot” se, ligji i ri sipas rekomandimeve të KE-së do të aprovohet deri në fund të shtatorit. Ai tha se nga shumë ligje të rekomanduara tani kanë kaluar në Kuvend. “Parlamenti është duke treguar një kujdes të veçantë për pakon legjislative, që i përket procesit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe Raportit të progresit. Ndërkaq sa u përket aspekteve të prokurimit Qeveria ka projektuar ligjin e ri sipas rekomandimeve dhe në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, dhe ky ligj sipas agjendës së Parlamentit do të duhej të aprovohet deri në fund të shtatorit. Në prokurimet publike dhe në eliminimin e favorizimeve politike do të jetë veprim i drejtpërdrejtë ligjor, i cili do të jetë nën mbikëqyrjen e institucioneve të cilat ‘kujdestarojnë’ zbatimin e legjislacionit”, tha ministri i Integrimeve, Besim Beqaj.“Ne si ministri kemi hartuar një plan operativ deri më 1 tetor, në mënyrë që çdo veprim i cili bëhet të raportohet. Unë personalisht pres që të kemi një Raport progresi shumë më pozitiv në raport me vitin e kaluar, sepse ka avancime sidomos në fushën legjislative”, është shprehur për ‘Kosova Sot’ ministri i Integrimeve, Besim Beqaj. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të “Kosova Sot”)

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • ana 03.09.2010 - 15:14

    Hahahaha....tenderet jane bere shume IN ne Kosove...

arkivi i lajmeve